+355 67 67 677 pgj@plat.org

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, zhvilloi gjatë muajit Shkurt një Seancë Dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile për diskutimin e çështjeve dhe mekanizmave për arritjen e barazisë gjinore në Kodin Zgjedhor. Në vijim të rekomandimeve të përgjithshme që rezultuan nga Tryeza e Shoqërisë Civilë për Reformën Zgjedhore të cilat i ishin dërguar paraprakisht komisionit, përfaqësuesit e shoqërisë civile diskutuan dhe paraqitën pranë komisionit edhe rekomandimet teknike për amendimet e Kodit Zgjedhor:

 

Organizatat e Shoqërisë Civile, propozojnë në lidhje me çështjen e barazisë gjinore, ndryshimet e mëposhtme në Ligjin Nr.10 019, datë 29.12.2008 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, (ne vijim, referuar si “Kodi Zgjedhor”).

 

Neni 67

Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive

 

Pika 5 e Nenit 67, të ndryshohet si në vijim:

5. Për çdo zonë zgjedhore në listat shumemërore për zgjedhjet në Kuvend dhe zgjedhjet e organeve vendore, një në çdo tre emra duhet t’i përkasë secilës gjini.

 

Të paktën 30% e kandidatëve të cdo subjekti politik, për kryetarë bashkish dhe komunash, duhet t’i përkasin secilës gjini.

 

Pika 6 e nenit 67, të ndryshojë si në vijim:

 

6. Mospërmbushja e kushteve të përcaktuara në pikën 5 të këtij neni, sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga KQZ-ja.

 

* * *

Si pasojë e ndryshimit të pikës 6 të Nenit 67, Neni 175 duhet të abrogohet.

 * * *

Neni 12, Përbërja e KQZ-së, pika 1, tё ndryshohet si nё vijim:

1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë, ku secila prej gjinive pёrfaqёsohet tё paktёn nё masёn 30 pёrqind.

Neni 29, Përbërja e KZAZ-së, pika 1, tё ndryshohet si mё poshtё:

KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, ku secila prej gjinive pёrfaqёsohet tё paktёn nё masёn 30 pёrqind, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme:

 

* * *

Votimi familjar

Në dispozitën e Kodit Zgjedhor të rishikuar që do të përmbajë “Përkufizime”, të jepet përkufizimi i votimit familjar dhe votimit në grup, me kete permbajtje ose te ngjashme me te: “Votimi familjar: eshte votimi nga nje zgjedhes ne vend dhe ne emer te zgjedhjesve te tjere qe votojne ne te njejten qender votimi dhe qe jane te aferm te tij, fëmijët, fëmijët e fëmijeve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave, gjyshi e gjyshja, të afërmit e tjerë te tij deri në shkallën e gjashtë, si dhe te zgjedhesve me te cilet ai ka lidhje krushqie”

 

Votimi ne Grup eshte: votimi nga nje zgjedhes ne vend dhe ne emer te zgjedhesve te tjere qe votojne ne te njejten qender votimi dhe nuk pershihen ne rrethin e zgjedhesve qe percaktohen ne perkufizimin e Votimit Familjar.

 

Ne nenin 169 te  Kodit Zgjedhor te ndryshohet titulli dhe te shtohet nje pike me kete permbajtje ose permbajtje te ngjashme:

Votimi më shumë se nje here, Votimi ne familjar dhe Votimi ne Grup”

 

….“Votimi familjar dhe votimi ne grup nga ana e zgjedhesit perben kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie deri në tre muaj”.

 

Ne nenin 171 te  Kodit Zgjedhor te shtohet nje pike me kete permbajtje ose me permbajtje te ngjashme:

“Lejimi nga ana e anëtarëve të KQV i votimit familjar përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë në masën 90,000 Leke”.

 

Organizatat:

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”

Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë

Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare

Platforma Kombëtare e Gruas