+355 67 67 677 pgj@plat.org

Cmimi Nobel për paqen në vitin 2011 iu dha 3 grave nga Afrika dhe Arabia në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për rolin e tyre në promovimin e paqes, demokracisë dhe barazisë gjinore në një formë aspak të dhunshme.

 

Fitueset ishin: Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf- gruaja e parë e zgjedhur presidente në Afrikën moderne; bashkëkombësja e saj, aktiviste e paqjes Leymah Gboëee dhe Taëakkol Karman e Yemenit, një aktiviste pro demokracisë.

 

Këto ishin gratë e para që do të fitonin këtë çmim që prej vitit 2004 kur Wangari Maathati, e cila vdiq muajin e shkuar, u emërua laureate.

 

Shumë prej atyre që kanë fituar këtë cmim në historinë e tij 110 vjecare, kane qënë meshkuj (burra) dhe ky vendim dukej si i ndërmarrë për të ndihmuar luftën për të drejtat e grave në të gjithë botën.

 

“Nuk mund të kemi demokraci dhe paqe në botë, derisa gratë të kenë mundësi të barabarta me burrat për të ndikuar dhe ndihmuar në zhvillimin e shoqërise” – thuhet në fjalët e cituara nga Thorbjorn Jagland, ish kryeministri Norvegjez  i cili drejton Komisionin Nobel në Oslo.

 

Në Washington, Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton, një prej grave më të fuqishme të botës, lavdëroi dhe vlerësoi marrësit e çmimit. “Guximi i patundur, forca dhe aftësia e të drejtuarit të këtyre grave për të ndërtuar paqe, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të tjerë në vendet e tyre, kanë nxitur frymëzim për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe zhvillim njerëzor kudo në botë” – është shprehur Mrs.Clinton.

 

Tawakul Karman – Yemeni, aktiviste pro demokracisë.

 

Gazetare dhe udhëheqëse e protestave kundër presidentit Ali Abdullah Saleh.

 

Gruaja e parë arabe që ka fituar cmimin Nobel.

 

Ulur në tendën e saj, ku jeton qe prej fundit te shkurtit, Zonja Karman,aktiviste  e të drejtave të njeriut në Yemen,  tha: ‘’Nuk e prisja, ishte një surprizë e vërtetë!’’

 

Znj. Karmam, nënë e tre fëmijëve, përshkoi rrugët e qytetit me rreth 50 studentë të tjerë nga universitete të ndryshme në Janar, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh.

 

‘’Kjo është një fitore për arabët në të gjithë botën’’ thaajo për cmimin e marrë, duke shtuar ”-dhe një fitore për gratë arabe’’

 

Në Yemen, Znj Karman e quajti cmimin ‘’fitorja e revolucionit tonë të paqtë. Jam kaq e lumtur, dhe ja dedikoj këtë cmim rinisë dhe të gjitha grave në botën Arabe, në Egjipt dhe Tunizi.

 

‘’Nuk mund të ndërtojmë asnjë vend në botë pa paqje’’ tha ajo.

 

Në Yemen, Znj KARMAN është njohur që në 2007 më së shumti si kundërshtare e regjimit pro-amerikan te zotit Saleh, dhe drejton nje grup mbrojtës të të drejtave të njeriut, të quajtur ‘’ Journalists Without Chains.’’ Por ishte vetëm deri para këtij viti –para se kryengritjet ne Tunizi dhe Egjipt të merrnin vrull- që gatishmëria e saj për të dalë në rrugë, frymëzoi mijëra të tjerë të bënin të njëjtën gjë në Yemen.

 

Arresti i saj i menjëhershëm nga autoritetet në Janar, zemëroi shumë njerëz dhe cileësohet nga shumë analistë si arsyeja e përhapjes së protestave që janë ndërmarrë në atë vend të varfër deri tani.

 

Që ateherë ajo është shndërruar në një figurë të diskutueshme , e kritikuar madje dhe nga disa opozitarë anti saleh dhe ende sot, marrja e këtij cmimi nga ana e saj, mund të ngjallë debat mes anktivistëve opozitarë.

 

Ellen Johnson Sirleaf – Presidente e Liberisë 


Kryetarja e parë femër e shtetit afrikan, zgjedhur në mënyrë demokratike. Ajo shihet si një reformatore dhe paqëruajtëse që pas luftës civile të Liberisë. Znj Sirleaf, 72vjeç, tha se çmimi ishte “për të gjithë njerëzit e Liberisë” si një shenjë mirënjohjeje për shumë vitet e luftës së përgjakshme për drejtësi.

 

Ajo u zgjodh në vitin 2005, pas përfundimit të luftës 14 vjeçare civile, të përgjakshme dhe shkatërruese, në Liberi. Pas ardhjes në detyrë, ekonomistja e edukuar e SHBA-ve dhe ish ministrja  e financave , e njohur si “Zonja e Hekurt” e  Liberisë,  u zotua për të luftuar korrupsionin dhe për të sjellë “ndjeshmërinë e një nëne  dhe emocion në presidencë”.

 

Johnson Sirleaf tha se ajo dhe Gbowee e pranuan këtë cmim në emër të popullit liberian dhe të gjitha meritat i shkojnë atij.

 

‘’Tashmë po hyjmë në vitin e nëntë të paqes, dhe cdo Liberian ka kontribuar në këtë’’-tha ajo.

 

‘’Një meritë e vecantë shkon për grate liberiane, të cilat kanë drejtuar të palodhura përpjekjet për paqe edhe nën kushte mospërfilljeje totale.

 

 

Leymah Gbowee  aktivistLiberiane e paqjes 

 

Mobilizoi opozitën femërore në luftën civile në LiberiInkurajoi gratë të merrnin pjesë në proçeset politike.

 

Znj Gbowee, 39 vjeç, është cituar nga komiteti Nobel për bashkimin e grave të krishtera dhe muslimane kundër kryekomandantëve te vendit të saj. Si kreu i Grave për lëvizjen e Paqes, ajo u vlerësua për mobilizimin e grave ”përtej vijave ndarese etnike dhe fetare për të sjellë një fund të luftës së gjatë”, e cila kishte zgjatur për vite në Liberi deri në fundin e saj në vitin 2003 dhe për mundësimin e  pjesëmarrjes së grave në zgjedhje  ”

 

Organizata e saj është themeluar në vitin 2002 kur Gbwoee mblodhi gratë për të kënduar dhe për t’u lutur të protestonin luftimet në një dyqan peshku.

 

Gjithë ky proces i marrjes së cmimit Nobel nga tre gra është mjaft i kënaqshem ,” tha Gbowee në një intervistë telefonike në Nju Jork, ku sapo kishte arritur në ndalesen  e fundit të një turneu ne  tetë-qytete të ndryshme  në Shtetet e Bashkuara për të promovuar” Mighty Be Our Powers”. Eshtë më në fund një fakt që ne nuk mund të injorojmë gjysmën tjetër të popullsisë së botës. Ne nuk mund të injorojmë aftësitë e tyre unike ”

 

E pyetur për kë do të votonte kur u kthye të martën  nga Liberia për zgjedhjet, znj  Gboëee tha : Presidentin  Johnson Sirleaf.

 

Vaiba Flomo, aktiviste e të drejtave të grave që ka punuar me  Gboëee që prej vitit 1998 thotë:

 

“Ajo që e motivoi Leymah ishin femijet që po vdisnin nga uria, gratë e përdhunuara dhe traumat e tyre. Njerëzit flisnin me të, e bënin t’i njihte më mirë këto gjëra’’.

 

Pa një përkushtim të tillë, – tha ajo, gjysma e të rinjve Liberiane do te ishin vrare.

 

Gratë që kanë marrë cmimet Nobel

 

Cmimi Nobel  në shkencat ekonomike është fituar nga gratë 40 herë në vitet 1901- 2011. Vetëm një grua, Marie Curie, është nderuar dy herë me këtë çmim, në vitin 1903 ka marrë cmimin Nobel në fizikë dhe më 1911 në kimi. Kjo do të thotë se gjithsej 43 gra janë nderuar me çmimin Nobel në ketë periudhë.