+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave: Barazia në vendimmarrje 30 % e parealizuar TIRANË- Rritja e barazisë gjinore në vendimmarrje dhe plotësimi i kuotës 30 % të grave ishte kërkesa që Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” shtroi në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në lidhje me pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet vendore 2011.

 

Gjatë takimit u diskutuan disa nga problemet e legjislacionit zgjedhor në lidhje me pjesëmarrjen e grave në politike dhe mosrealizimin e kuotës 30 % të kandidateve femra në këto zgjedhje.

 

Ndërkohë që në tryezën e rrumbullakët të pranishme ishin kandidate të partive të ndryshme politike për kryetare të njësive Bashkiake dhe në Këshillin Bashkiak në Tiranë, të cilat prezantuan platformat e tyre dhe kontributin që do të japin duke qënë më pranë qytetarëve.

 

Gratë pjesëmarrëse diskutuan edhe në lidhje me sfidat e së ardhmes për një përfaqësim më cilësor të gruas në vendimmëmarrje, i cili mund të realizohet nga një bashkëpunim i frytshëm mes grave.

 

Në qeverisjen vendore, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit lokale 2007, ka 1 kryetare bashkie nga 65 bashki ose 1.5%, 9 gra kryetare të Këshillave Bashkiakë ose 16%. Ndërsa anëtare gra të Këshillave Bashkiakë janë 157 nga 1178 gjithsej ose 13.3.%. Nga 11 kryetarët e minibashkive të Tiranës 3 janë gra ose 27.3%. Janë 6 kryetare komune nga 309 gjithsej ose 1.9% e tyre.

 

“Barazi në Vendimmarrje” është një rrjet grash aktive nga partitë politike, shoqëria civile dhe media, që punojnë për mundësi të barabarta përfaqësimi të grave në politikë dhe vendimmarrje.

 

Burimi:

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/rrjeti-i-grave-barazia-ne-vendimmarrje-30-i-parealizuar-60551.html