+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham tërheq vëmendjen për mungesën e hapësirave të grave në politikëbërje dhe në vendimarrje në Shqipëri.Në kohën kur klasa politike diskuton për reformën zgjedhore Ambasadorja Britanike në Tiranë ka sjellë në vëmendje eksperiencën e vendeve të BE-sw për këtë çështje duke nënvizuar se pjesëmarrja e gruas në politikë është standart i domosdoshëm.

Ndërkaq rrjeti i grave për barazi në vendimarrje ka kërkuar në një tryezë të organizuar për këtë çështje që kodi elektoral të garantojë pjesëmarrjen e tyre në garat elektorale në mënyrë të drejtë duke mos i lënë ato në fud të listave.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të aktiviteteve promovuese të grave në vendimarrje. Aktualisht në Parlamentin Shqiptar vetëm 16 përqind e të zgjedhurve janë gra, ndërsa nga zgjedhjet vendore nga 65 bashki vetëm 3 drejtohen nga grate, ndërsa nga 320 komuna sërish vetëm 3 janë gra kryetare.