+355 67 67 677 pgj@plat.org

OSLO- Çmimi Nobel për paqen për vitin 2011 i shkon 3 grave, dy prej të cilave janë nga Liberia dhe tjetra nga Jemeni, njoftoi Komiteti Norvegjez i Nobelit. Fituese të këtij çmimi janë Presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, aktivistes Lejmah Gbmove nga Liberia dhe Tavakul Karman nga Jemeni.

 

”Tre fitueset morën çmimin për betejat e tyre jo të dhunshme për lirinë e grave dhe për të drejtat e tyre për pjesëmarrje në proceset e paqes”, tha presidenti i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjoern Jagland.

 

Të enjtën u shpall fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, të mërkurën çmimi Nobel për Kimi, të martën ai për Fizikë, ndërsa të hënën u nda Nobeli për Mjekësi.

 

JEMENITJA TAWAKKOL KARMAN IA DEDIKON NOBELIN PËR PAQE ”PRANVERËS ARABE”


Jemenitja, Tawakkol Karman u shpreh sot e lumtur dhe e surprizuar për marrjen e çmimit Nobel për Paqe duke ia dedikuar atë militantëve të Pranverës Arabe.
“Ky është një nder për të gjithë arabët, myslimanët dhe gratë. Ia dedikoj këtë çmim të gjithë aktivistëve të Pranverës Arabe”, theksoi ajo për stacionin televiziv arab ”Al-Arabiya”, me bazë në Dubai.

 

Burimi: http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2691/cmimi-nobel-per-paqen-u-shkon-3-grave-71594.html