+355 67 67 677 pgj@plat.org

Qe ne momentin qe diskutohej vendosja e kuotes gjinore ne vendimmarrje , ka pasur edhe vazhdon te kete argumente pro edhe kunder saj, te cilat deri diku jane te kuptueshme. Gjithcka e re qe ndodh, cdo ndryshim ne pergjithesi has ne rezistence, sepse kerkon njohje, kuptim te kesaj dickaje te re e per me teper, angazhim per ta realizuar ne menyren me te mire te mundshme ate.
Ligji Per barazine gjinore ne shoqeri (2008), i cili vendosi per here te pare kuoten, si nje detyrim ligjor per te garantuar pjesemarrjen mbi 30perqind te seciles gjini ne organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor dhe ne institucionet e tjera publike, eshte nje nga ligjet cili ploteson kuadrin ligjor ne fushen e barzise gjinore ne Shqiperi.. Ky ligj synon te rregulloje ceshtjet themelore te barazise gjinore ne jeten publike, te mbrojtjes dhe trajtimit te barabarte te grave e burrave, per mundesite dhe shanset e barabarta per ushtrimin e te drejtave, si dhe per pjesemarrjen e ndihmesen e tyre ne zhvillimin e te gjitha fushave te jetes shoqerore.
Permes ketij ligji, per here te pare institucionalizohet kuota gjinore. Kjo kuote nuk ka te beje vetem per pjesemarrjen e te dyja gjinive ne Kuvendin e Shqiperise, behet fjale per pjesemarrjen e te dyja gjinive ne te gjitha fushat edhe per te gjitha nivelet vendimmarrese. Fakti qe zgjedhjet parlamentare ndodhen fill pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, krijoi pershtypjen se ky ishte vetem ligji i kuotave apo vetem si ligji qe do te shtonte numrin e grave ne parlament. Ne fakt (sic u permend edhe me siper) qellimi dhe objekti i ligjit eshte shume me i gjere se sa kaq.
Ne realitet shohim se vendimmarrja zakonisht shihet e lidhur ngushte vetem me politiken edhe pjesemarrja e gruas ne vendimmarrje lidhet vetem me pjesemarrjen e saj ne parlament. Nderkohe qe vendimmarrja fillon ne familje, e konsideruar si sfera private dhe vazhdon ne te gjtiha fushat e sferes publike. Nderkohe qe (mos)zbatimi i ketij ligji ne listat e kandidateve te partive politike u komentua disi ne media, shume pak u diskutua per moszbatimin e te njejtit ligj, ne organet e zgjedhura ashtu edhe ne ato te emeruara.

Gjithesesi fokusi i ketij shkrimi eshte kuota gjinore dhe perfshirja e grave ne Parlamentin Shqiptar. Duhet te mbajme ne kosniderate faktin se edhe vete grate e zgjedhura ne kete legjislature mund te mos e pranojne te quhen si gra te sjella ne politke nga kuota gjinore, sidomos kur behet fjale per ato gra te cilat kane qene deputete te zgjedhura edhe permes sitemit maxhoritar.
Gjithsesi, une po mundohem te jap mendimet e mia kryeisht per grate e perfshria rishtazi ne politike. Me teper se nje vit pas zgjedhjeve te 28 qershorit, na duhet te reflektojme edhe te pyesim veten Si performuan grate ne politike gjate nje viti? Keto kohet e fundit eshte shkruar ne shtyp lidhur e kete gje… I kam ndjekur me kujdes dhe vemendje pjesen me te madhe te tyre, edhe vleresoj faktin se kane shkruar edhe jane pronocuar per kete gje ne median e shkruar apo televizive ,si gra ashtu edhe burra. Sinqerisht vleresoj edhe respektoj mendimin e cdokujt. Nuk kam ndermend te bej replika apo kundershtoj askend. Do te doja te ndaja me ju kendveshtrimin tim si je grua e perfshire rishtazi ne politike. Do te mundohem qe ti shoh gjerat me sy objektiv, dhe do te perpiqem te shmang doza subjektiviteti qe mund te shfaqen per shkak jo vetem te qenies time deputete, por dhe te punes se meparshme ne fushen e barazise gjinore edhe promovimit e te drejtave te grave.
Shqetesimi im( pertej perkatesie partiake) me rritjen e grupit te grave ne parlament ishte dhe vazhdon te mbetet fakti se ne varesi te performances se grave deputete ne kete legjislature (per shkak te kuote gjinore), do te varet perzgjedhja edhe caktimi i grave ne listat e kandidateve per zgjedhjet vendore, apo edhe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kam menduar qe ne fillim (edhe nuk besoj se jam gabuar) qe grate deputete dhe performaca e tyre do te monitorohen, vezhgohen edhe komentohen me shume se sa deputetet burra, nga aktore te ndryshem te shoqerise shqiptare, si dhe nga i gjithe opinioni publik. Kjo edhe per arsyen e thjeshte se do te merrnin pergjigje pyetje apo shqetesime te shumekujt A e meritojne grate te jene ne politike? A bejne dot politike grate A do te perfaqesojne nevojat edhe interesat e grave dhe vajzave A do te zgjedhin modelin e gruas se forte, agresive apo te bute dhe femerore? A kane bere zgjedhjen e duhur kryetaret e partive duke i caktuar ne lista keto gra ? A do ta menaxhojne dot balancen mes jetes perosnale edhe asaj profesionaleetj etj.
Ne diskutimet qe behen harrohet me ose padashje qe pjesemarrja e grave edhe vajzave ne vendimmarrje, ne politike apo perfaqesimi i tyre, nuk eshte edhe nuk mund te jete deshire, dhurate apo leshim qe i behet grave. Eshte e drejta e tyre njerezore, ashtu si edhe cdo e drejte secilit individ. E drejta per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur ne baze te Kushtetutes se Shqiperise, eshte nje e drejte e barabarte per te gjithe, por ne realitet kane ekzistuar dhe ekzistojne nje sere faktoresh me karakter social, kultuore, ekonomike, historik etj., qe kane penguar nje perfaqesim te barabarte te grave dhe burrave ne organet e zgjedhura, si dhe pjesmarrjen e barabarte te grave si votuese. Pikerisht, per te kontribuar ne zbatimin ne praktike te kesaj te drejte, perdoret mekanizimi i kuotimit, i cili eshte i perkoshem edhe kerkon permiresimin e perfaqesimit te dy gjinive.
Prania e grave dhe vajzave ne nivelet me te larta te vendim-marrjes i sherben rritjes se cilesise se kontributit te gjysmes se shoqerise ne berjen e politikave. Nga ana tjeter, perfshirja e grave ne keto nivele, nxit inkuarjon, apo krijon klimen nxitese edhe per gra dhe vajza te tjera, te cilat kane deshire te kontribuojne ne keto nivele.
Standartet e perdorura ne (mos) vleresimin e performaces se grave ne parlament krahasuar me performancen e burrave jane te ndryshme. Qe ne momentin qe nje grua angazhohet ne poltike pritshmerite ndaj saj jane te ndryshme. Jo pak presin qe te jesh nje grua e forte qe te mbijetosh ne politiken shqiptare, ndersa te tjere presin qe te luash njje rol femeror te bute dhe paqesor. Gjetja e nje te mesme te pranueshme per shumicen mbetet nje sfide e madhe per grate. Nuk besoj se burrat depuetete e kane paur ose kane kete problem…Nderkohe qe edhe ne rast se mes grave deputete ka prej nesh qe kane zgjedhur kete apo ate model, apo edhe thjesht po krijojne nje model te tyre, serish mesazhet edhe feedbacku qe marrin qofte nga kolege, qytetare, analiste te medias eshte shume here kritik. Cili eshte realisht standarti edhe modeli qe nje gruane politike apo jeten publike te marre vleresime pozitive? Ajo qe duhet te mbajme ne konsiderate eshte se jeta e asnjeres prej grave deputete ne parlamentin shqiptar, nuk fillon diten qe u bene deputete. Secila ka nje profesion, ka nje karriere ka dhene nje kontribut te rendesishem ne fushen e saj profesionale dhe perfshirja ne politike eshte nje sfide, por edhe deshire per te kontribuar ne keto nivele.
Kur pyeta nje mikun tim gazetar pse kohet e fundit, fokusi i tyre ishte drejtuar kryesisht tek performanca e grave parlamantare me tha me shaka se kemi 20 vjet qe merremi me burrat…. Prej me se nje viti ne politke grate duhet te kishin zbutur politiken shqiptare dhe jo te behen pjese e kesaj luftes politike.
Nga grate depuete pritet qe te ishin vetja e tyre, te prezantoheshin shume mire, te dinin te benin politike (sa mire do te ishte ta dinin edhe te gjithe burrat kete gje), te nderrmenin nisma ligjore edhe te diskutonin per ceshtje sociale, dhunen ne familje, te drejtat e femijeve, etj. Nuk ka asgje te gabuar nese presim performace shume te mire nga grate deputete, sepse grate ne pergjithesi dine te punojne shume mire, edhe jane shume kerkuese ndaj vetes. Po pse presim apo kerkojme qe vetem grate te diskutojne dhe nderrmarrin nisma ligjore per ceshtjet sociale edhe dhunen ne familje apo te drejtat e femijeve? Keto jane ceshtje qe prekin te gjithe familjet dhe te gjithe shoqerine edhe secili prej nesh ne sallen e Parlamentit apo jashte saj mund edhe duhet te beje dicka per keto ceshtje. Roli i grave mund te jete me i rendesishem ne keto fusha, per shkak te pervojave apo profesioneve te cilat mund ti ndihmojne te jene me te pergatitura, me te ndjeshme edhe me eksperte ne trajtimin e tyre, por jam e sigurte qe per shkak te larmise se profesioneve , ekspertizes, njohurive qe kane grate deputete kane diskutuar, sugjeruar komentuar, analizuar projektligje te ndryshme duke dhene mendime profesionistesh, ekspertesh edhe duke shprehur edhe qendrime politike.
Nderkohe qe vleresimi i pune se nje deputeti/ deputeteje ka disa komponete se pari, marredheniet edhe punen qe ben ne zonen ku eshte caktuar, niveli dhe menyra e perfaesimit te nevojave edhe problematikave te tyre; se dyti, punen ne komsionet perkatese, nismat e reja ligjire, diskutimet, pervojat, puna konkrete per diskutimet, ndryshimet edhe aprovimin e ligjeve, monitorimi i punes se institucioneve shteterore; se treti, puna dhe kontributi ne seancen parlamentare, kontributi qe ofron permes diskutimeve, pyetjeve, relatimeve , interpelancave, etj; ( pershire ketu edhe pergatitjen per punen ne komsione edhe senacen parlamentare); se katerti, prani dhe kontribut ne median e shkruar apo televizive; etj etj.
Ne kete vit te veshtire te luftes poliitke, grave parlamentare (sidomos atyre te angazhuara per here te pare ne politike) u duhej te tregoni aftesite e tyre, justifikonin besimin e atyre qe i kishin perzgjedhur edhe votuar, te krijonin nje profil te tyre, edhe ne te njejten kohe te mesonin dhe rriteshin profesionalisht ne fushen e politikeberjes . Jam e sigurte qe te gjithe e dime qe kjo nuk eshte e lehte, eshte nje proces, edhe jemi te bindur qe sapo ka filluar. Vec kesaj, ky vit i ngarkuar me ngjarje politike, ka qene nje fushe beteje per politikanet shqiptare, burra apo gra qofshin. Ne kushtet kur Partia Socialiste ka kerkuar me force transparencen e zgjedhjeve te 28 Qershorit, kur ne shoqerine shiptare akoma diskutohet e drejta e votes se lire dhe demokratike, pse grate nuk duhet ta ngrene zerin per kete si e drejta themelore e cdokujt, para se te mendojne apo diskutojne gjithcka tjeter? Grave parlamentare te Partise Sociliste u eshte dashur te protestojne, te jene bashke me elektoratin e tyre te zhgenjyer edhe qe ka humbur besimin ne insitucione, te ngrene zerin per te drejten e votes dhe nivelin e demokracise ne Shqiperi, nderkohe qe edhe kane bere sakrifice duke u bere pjese edhe e greves se urise. Nuk doja te ndalesha posacerisht ketu, por doja te sillja ne vemendjen tuaj edhe kete kontribut. Marredhenia e kushtezuar e grupit parlamentar te Partise Socialiste me Parlamentin shqiptar eshte edhe nje faktor tjeter, i cili duhet marre ne konsiderate ne momentin qe analizojme nje vit pune te parlamentareve gra, sidomos te kesaj force politike.
Pervoja e vendeve te ndryshme, te cilat kane zbatuar kuoten gjinore ka treguar se, ne menyre qe kuotat te zbatohen efektivisht, ne nje sistem proporcional te zgjedhjeve eshte e nevojshme te realizohet renditja e pershtatshme. Ne zgjedhjet e 28 qershorit, ne listat e partive politike, nuk u arrit nje renditje e drejte ne listat e kandidtaeve, nje pjese e grave ishin te renditur ne fund te listes. E kam theksuar se vazjdimisht kjo renditje tregoi mungesen e vullnetit te partive politike per ta zbatua ligjin per barazi gjinore.
Zbatimi pjeshem i ligjit, solli ne parlamant 23 gra, nga 10 qe ishin legjilsaturen e kaluar . Nuk eshte ajo qe deshironim apo prisnim, por eshte nje fillim. Padyshim deri ketu u arrit, pas nje sere perkjekjesh te shoqerise civile, organizmave nedekombetare, grave palramentare, institucioneve shteteroe, te gjithe aktoreve te shoqerise shqiptare qe e konsiderojne pjesemarrjen e grave ne vendimmarje si nje tregues i nje shoqerie demokratike. I gjithe ky eshte nje process rritjeje, edhe transformimi i politikes edhe vete shoqerise shqiptare. Nje filozof i madh thote Nje udhetim i gjate prej 1000 miljesh fillon me nje hap te pare . Jam e bindur qe ne Shqiperi ka shume gra dhe burra te mencur, te zote, te respektuar,qe kane dhene edhe japin kotnribute shume te vlefshme edhe nuk jane pjese e parlamantit shqiptar apo politikes shqiptare, per arsye te ndryshme. Sigurisht, eshte zgjedhja e tyrei edhe si e tille duhet respektuar. Por, ne kushtet qe ne shqiptaret jemi lodhur edhe disgustuar nga politika gjate ketyre 20 viteve, duhet qe secili ne menyren apo perqasjen e vet te kontribuoje per ndryshimin e kesaj politke.
Qe ky process tranformimi te kryhet ne drejtimin e duhur edhe te jete i qendrueshem, duhet jo vetem kontributi i grave, duhet nje mase kritike e gjithe shoqerise. Kjo mase kritike siguron mbeshtetje, feedback konstruktiv, bashkepunim, kritike, si pjese te nje perqasjeje edhe deshire per te ndryshuar shoqerine shqiptare dhe transfromuar ate ne nje shoqeri demokratike dhe te mundesive te barabarta.

Burimi : Gazeta Shekulli