Sa akses kishin vajzat dhe gratë kandidate në financat publike të partive politike? Cilat ishin sfidat e tyre në karrierën politike dhe në mbështetjen e fushatave zgjedhore?
Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”, me mbështetjen e NDI Shqipëri dhe Ambasadës Britanike në Shqipëri ka organizuar në qarqe të ndryshme në Shqipëri, takime me gra dhe vajza që kanë qenë ose janë pjesë e Këshillave Bashkiakë, për të diskutuar dhe vlerësuar përvojën e tyre para dhe pas fushatave zgjedhore, me qëllim hulumtimin e mundësive dhe mekanizmave ligjore për të garantuar akses më të barabartë ne financat publike të partive politike.