+355 67 67 677 pgj@plat.org

Aktivitete

“Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve në Shqipëri”
Nevoja për të investuar tek vlera si integriteti është e dukshme dhe urgjente në politikë sot.
April 5, 2023
Tirana
“Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve në Shqipëri”
Nevoja për të investuar tek vlera si integriteti është e dukshme dhe urgjente në politikë sot.
April 5, 2023
Tirana
Nevoja për të investuar tek vlera si integriteti është e dukshme dhe urgjente në politikë sot. Kjo ishte tema kryesore e tryezës “Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve në Shqipëri” të cilën morën pjesë aktorë të përshirë në procesin zgjedhor në vendin tonë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i KQZ Shqiperi, Ilirjan Celibashi, Ambasadori i OSCE Presence in Albania, Guido De Sanctis, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, Ambasadori i Embassy of the Netherlands in Albania, Reinout Vos dhe Zv. Ambasadori i U.S. Embassy-Tirana, Demian Smith, si edhe politikanë e përfaqësues të shoqërisë civile, diskutuan për sfidat e procesit zgjedhor dhe politikës shqiptare në prag të Zgjedhjeve Vendore 2023.
Në tryezën e diskutimit u theksua se kandidatët që nuk janë të përfshirë në aktivitete korruptive është thelbësore për të siguruar që procesi zgjedhor të mbetet transparent dhe i ndershëm. Kandidatët që ofrojnë blerje votash, kërcënim të votuesve apo keqpërdorim të fondeve publike, dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë besueshmërinë në sistemin zgjedhor.
Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe të dhënave personale është një çështje kryesore që duhet të adresohet në procesin zgjedhor.
Integriteti i zgjedhjeve kërkon një proces të drejtë, transparent dhe pa ndërhyrje. Kjo nuk mund të ndodhë nëse proceset zgjedhore rrezikohen nga aktivitete kriminale apo korrupsioni.
Z

Sondazh

A mendoni se është pozitiv sistemi i listës me votim preferencial për kandidaten/in

Postimet e fundit...