+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”, SEGA në Maqedoni dhe ZANA OJF në Kosovë ka ndermarrë nismën “Bashkëpunimi rinor për progres në Ballkanin Perëndimor” me mbështetjen e RYCO (Regional Youth Coorperation Office). Përmes kësaj iniciative, të rinjtë zbuluan vendet fqinje, traditat dhe kulturat nëpërmjet edukimit joformal dhe zhvilluan të menduarit kritik, për të përcjellë ide të reja në zgjidhjen e problemeve për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe bashkëpunim frytëdhënës.

Në kuadër të kësaj nisme Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” organizoi konkursin dhe ekspozitën “NJË FOTO SA 1000 FJALË” me fotografi të realizuara nga të rinjtë. Ekspozita solli fotografi të realizuara nga të rinjtë shqiptarë të cilët përmes artit kanë shprehur thirrje, problematika dhe aspekte pozitive në lidhje me barazinë gjinore, bashkjetesën fetare, gjeografike, dhe moshore me fokus bashkëpunimin dhe kontributin e gjithësecilit për një shoqëri më të mirë. 

Gjatë këtij eventi u ndanë 3 çmime:

Çmimi i parë i cili u përzgjodh nga juria profesioniste shkoi për Elena Gjeçka e cila kishte realizuar një fotografi në qytetin e Korcës, nën titullin “Bashkë” për një shoqëri pa ndasi, por të bashkuar për një jetë më të mirë, më shembullin e bukur të bashkimit që japin fëmijët.

Çmimi i dytë dhe i tretë, çmime të cilat i vendosi publiku nëpërmjet rrjeteve sociale shkoi për studentet, Elona Tutaj e cila kishte fotografinë e realizuar në Tiranë nën titullin “Fol” si një mënyrë për të t’u dhënë zë grave dhe vajzave shqiptare që mos të nënshtrohen më dhe të kërkojnë të drejtat e tyre dhe Klarisa Rexhvelaj me fotografinë e realizuar në qytetin e Shkodrës nën titullin “kemi mësuar të jetojmë në paqe së bashku, ne bashkëjetojme!” që përçonte mesazhin e tolerancës fetare në Shqipëri, si një nga mënyrat më të bukura të bashkëjetësës që karakterizon vendin tonë.

Gjithashtu në këtë event u ndanë edhe Certefikatat për pjesëmarrësit e iniciativës “Youth Start-Up Camp for Reconciliation and Cooperation in the WB”.

Rrjeti “Barazi në Vendimmarje” investon prej disa vitesh në mbështetjen e të rinjëve, nëpërmjet edukimit, angazhimit dhe aktivizmit nëpërmjet artit në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.      

#YouthStartUp4ReconciliationCooperationWB #RYCO #BaraziNeVendimmarrje #EDM #Albania #Kosovo #Macedonia