+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave “Barazi Në Vendimmarrje” me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan në Shqipëri (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID/Albania) zhvilloi studimin e parë Kombëtar në shqipëri i cili u përqëndrua në “Aksesin e Grave Kandidate në Financat e Partisë Politike gjatë Fushatës Zgjedhore” për të parë efektete që mbeshtetja financiare ka në suksesin zgjedhor të grave kandidate gjatë zgjedhjeve Parlamentare 2017 në Shqipëri.

Qëllimi i këtij studimi ishte të eksplorojë dhe identifikojë eksperiencat e grave kandidate mbi aksesin në financat politike në zgjedhjet e përgjithshme të 2017, si dhe të identifikoj sfidat, dhe të shqyrtojë mjetet juridike dhe vullnetare të aksesit të grave kandidate në financat politike, si dhe strategjitë për ngritjen e fondeve për të balancuar kandidimin midis grave dhe burrave kandidatë.

Në kuadër të këtij studimi Rrjeti organizoi një tryezë për lançimin e studimit: “Gratë, Paratë dhe Politika – Aksesi i grave kandidate në financat politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Shqipëri”. Kjo tryeze mblodhi rreth 100 pjeswmarrws gra dhe vajza nga fusha e politikës, medias dhe shoqërisë civile  të cilat gjatë tryezës diskutuan mbi  studimin dhe hapat që duhet të hedhin të gjithë aktorët kryesorë, për të garantuar barazi gjinore dhe shanse të barabarta të grave dhe burrave në vendimmarrje si një parakusht për zhvillim të plotë të vendit.

#BaraziNeVendimmarrje #EDM #NDIAlbania #NDI #USAIDAlbania