+355 67 67 677 pgj@plat.org

Artikuj

"Të bashkëjetosh me shpresën"

12/08/2021

Gjeni Tushani

Gjeni Tushani
Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Në një periudhë pandemie që po zgjat më shumë seç duhet dhe madje po bëhen 2 vite ku po bashkëjetojmë me një virus mbi të cilën tashmë edhe shumë qytetarë po vaksinohen ato që na vinë ndër mend më parë dhe që po rrezikohen më së shumti janë mjekët dhe infermierët . Profesioni i tyre është human, por duke qenë që infermieri është përsoni i cili do të jetë aty në çdo situatë, do të kërkohen shumë aftësi, sidomos kur mendohet që po flitet për një profesion, i cili kujdeset për jetët e njerëzve. Eristina Tushani është Infermiere në Spitalin Rajonal të Shkodrës e cila e ka kaluar aty edhe këtë periudhë pandemie. Ajo na rrëfen për të qenurit eksperte në këtë fushë dhe sfidat e vështirësitë të cilat hasen në këtë profesion.

Ka kryer studimet e larta bachelor dhe master në fushën e mjeksisë dhe sot ajo është vetëm 23 vjeç. Eristina Tushani një studente ekselente ku para 2 vitesh ka përfunduar studimet e larta në infermieri dhe sot ka 2 vite që punon në Spitalin Rajonal të Shkodres si infermiere në repartin e Kirurgjisë të cilën  ajo e ka dashur më së shumti. Pak kohe më pas ajo është vendosur edhe si pedagoge e jashtme në  Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi ” ku jep mësim edhe për stustudenqë janë në moshë të saj apo edhe më të mëdhenj se ajo.

Cili është rrugëtimi juaj drej profesionit që keni zgjedhur?
Pasioni ime për fushën e mjeksisë ka qenë gjatë gjithë kohës . Që fëmijë kisha atë konsultoren time të cilën merresha me vizitat e arushëve të mi . Si çdo fëmijë edhe une kisha ëndërr që shumë shpejt të shihja veten duke i shërbyer njerëzve të sëmurë . Gjithmonë kam qenë e qartë me idetë e mija dhe kur kisha për të bërë zgjedhjen e profesionit unë e kisha menduar me kohë që në të ardhmen do të bëhem një infermiere. Pasi përfundova 3 vite gjimnazi aplikova në degën e infermierisë dhe fitova . Kështu përfundova 3 vitet e bachelorit dhe 2 vitet e masterit duke u liçensuar si infermiere dhe aktualisht punoj në Spitalin Rajonal të Shkodrës por edhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi “ të Shkodrës në Fakultetin e Shkencave Natyrore si pedagoge e jashtme .
Motivi im më i madh ka qenë deshira për tu sherbyer njerëzve dhe për ti ndihmuar ato të shërohen. Gjatë gjithë rrugëtimit tim kam patur mbështetjen e familjes time të cilën e kanë pëlqyer shumë si një profesion por jo për tu larguar në Gjermani ashtu siç të gjithë po bëjnë por për të qëndruar në Shqipëri .

Cila është arritja për të cilën jeni më shumë krenare (në jetën tuaj personale dhe profesionale)?
Ajo të cilën e konsideroj arritje në jetën time si personale ashtu edhe profesionale për të cilën ndihem krenare është që kam arritur të dal e para në Portalin “Infermierë për Shqipërinë” dhe që sapo kam perfunduar studimet jam punësuar në atë repart të cilin e kam dëshiruar shumë si dhe që sot jap mësim aty ku unë vetë kam marrë dije.

Çfarë do të thotë të jesh grua eksperte në profesionin tuaj?
Të jesh grua eksperte në profesionin tim do të thotë ti shërbesh vendit tënd dhe qytetarëve të tu me dëshirën më të madhe dhe pa pritur të marrësh diçka prej tyre në këmbim të atij shërbimi çfarë ti i ofron . Një infermier nuk lind por bëhesh ndaj është e rëndësishme që të studiosh shumë e t’ia dalësh dhe jo të blesh ca provime me para e nesër pasnesër të mos dish të bësh një injektim.

Si e shikoni pozicionin e një gruaje në tregun e punës në profesionin tuaj?
Infermierë kërkohen kudo dhe çdokush ka nevojë për një profesion të tillë. Siç po shikohet në vendin tonë sidomos në periudhën të cilën gjendemi tani që jemi në një situatë pandemie po hapen edhe spitale të reja dhe tregu i punës për infermierë po rritet çdo ditë e më shumë . Po ashtu, infermierët po kërkohen edhe në të gjithë botën ndaj është një profesion që asnjëherë nuk të lë pa një pozicion pune.

Cilat janë disa nga sfidat që hasen?
Ka një serë problemesh që hasen të cilat i konsiderojmë edhe si sfida. Shumë herë mund të ndodhë që medikamentet të bëjnë edhe reaksion dhe kështu të duhet të përballesh me një sfidë më vete. Profesioni ynë kërkon komunikim më shumë përsona dhe njerëz të ndryshëm edhe pa i njohur fare ndaj sfidë është edhe komunikimi në profesionin tonë .

Si mendoni që shoqëria e shikon një grua në këtë profesion?
Çdo ditë e më tepër profesioni ynë kërkohet dhe kështu kjo tregon që shoqëria jonë e pëlqen si profesion. Në shoqërinë Shqiptare mund të konsiderohet edhe si një përson që shpëton jetë ndaj shikohet edhe si figurë “mrekulli bërëse “. Kjo tregon që shoqëria e përkrah gjithnjë e më shumë.

Si mendoni që media e shikon një grua në këtë profesion?
Me aq sa kam vënë re edhe media e përkrah shumë si profesion. Sidomos në periudhën e pandemisë media e ka përkrahur më së shumti duke përcjellë edhe mesazhe sensibilizuese në lidhje me to duke treguar që janë ata që rrezikohen më së shumti dhe që duhet ti përkrahim gjithnjë e më shumë  E gjithë kjo tregon që media e shikon si një figurë shpëtuese.

Çfarë mesazhi do t’i jepnit grave dhe vajzave që aspirojnë të jenë eksperte në profesionin tuaj?
Mesazhi që unë jap për të gjitha gratë dhe vajzat që aspirojnë të përfshihen në fushën time është që të vazhdojnë të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos heqin dorë pavarësisht që është një profesion i vështirë dhe më shumë sfida. Ta përzgjedhin si profesion pasi të shpëtosh jetë është diçka humane dhe t’u shërbesh atyre është diçka tepër e bukur.

——-
Kjo intervistë është realizuar në kuadër të nismës #WomenSpeakUp:Changing conversation in Media” të realizuar nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë nëpërmjet Programit e Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci. Nisma ka si qëllim të fuqizojë gazetarët e rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve, mentorimit për aftësim profesional dhe përfitimit të përvojës në gazetari. Për më shumë informacion rreth nismës vizitoni: http://www.platformagjinore.al/media-4-equality/