+355 67 67 677 pgj@plat.org

Artikuj

Ndryshimi filloni nga ti!

05/10/2021

Rrjeti "Barazi në Vendimmarrje" & Rrjeti AS@N

Të rinjtë janë drejt përfundimit të Infopointe-ve për “Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social në Shqipëri” në 6 qarqet e Shqipërisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Shkodër.

“Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Socialnë Shqipëri” është një nismë e ndërmarrë në Europë dhe vjen për herë të dytë dhe në Shqipëri nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” dhe Rrjeti AS@N, me mbështetjen e organizatave “Schuler Helfen Leben” dhe “Solidarity Action Day Movement-SAME” në Gjermani.

Gjatë “Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”, të rinjtë do të zhvillojnë praktikën e punës nga 2-8 orë. Kontributi simbolik për praktikën e punës që kompania do të japë, do të shkojë për një nismë rinore e cila do të hartohet, votohet dhe implementohet nga të rinjtë.