+355 67 67 677 pgj@plat.org

Aktivitete

Akademia Rinore – Trajnim mbi Respektin me Nxënës të shkollave 9-vjeçare & gjimanazit
Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën
January 15, 2021
Tirana
Akademia Rinore – Trajnim mbi Respektin me Nxënës të shkollave 9-vjeçare & gjimanazit
Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën
January 15, 2021
Tirana

Fuqizojmë të Rinjtë Parandalojmë Dhunën është një nismë e ndërmarrë nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë dhe Schüler Helfen Leben si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Nisur nga suksesi i mëparshëm i bashkëpunimit dy vjeçar 2016-2018 midis Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Schuler Helfen Leben dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, tashmë kjo nisëm është shndërruar në një program edukimi bashkëmoshatar duke fuqizuar nxënësit, mësuesit, shërbimin psiko-social, prindërit dhe komunitetin për të parandaluar dhunën dhe ekstremizmin në mjedisin shkollor.

Nisma “Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën!” po realizohet në 14 shkolla të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm publik dhe privat në Tiranë, Durrës, Elbasan, Patos, Kamëz, Vorë dhe Shkodër. Në kuadër të kësaj nisme, rreth 420 nxënës dhe 420 mësues dhe prindër, si dhe shërbimi psiko-social në shkolla po angazhohen në një seri aktivitetesh për të parandaluar dhunën më bazë gjinore dhe bullizmin si dhe për të krijuar një mjedis të sigurtë.

Në kuadër të kësaj nisme Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” ka realizuar trajnimin mbi Respektin me nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të gjimanazit. Ky trajnim kishte për qëllim të mësojë nxënësit mbi rëndësinë e respektit për veten dhe të tjerët dhe të thyejë ciklin e vetëvlerësimit të ulët, komunikimit pa respekt, intolerancës dhe diskriminimit. Nëpërmjet ushtrimeve individuale dhe lojrave në grup, nxënësit mësuan se si mund të bëhen liderë dhe të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme me bashkëmoshatarët, mësuesit, shërbimin psikosocial dhe prindërit.

#FuqizojmeTeRinjteParandalojmeDhunen #AkademiaRinore #BaraziNeVendimmarrje #GermanMinistryOfForeignAffairs #SHL #EDM #MinistriaeArsimitSportitdheRinisë

Z

Sondazh

A mendoni se është pozitiv sistemi i listës me votim preferencial për kandidaten/in

Postimet e fundit...