+355 67 67 677 pgj@plat.org
Baza e të dhënave e grave eksperte
Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
Baza e të dhënave e grave eksperte
Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
Jolka Penotet

Tirana

Shëndetësi

Mjekësi dhe psikoanalizë

RTSh -Pasditja ime e bardhë: Ndikimi i pandemisë tek Fëmijët https://www.youtube.com/watch?v=YsHMj02sBy0&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2vCzPhACYTyXDDdxeUfLq48D9eQNCUp6qjMlzutXcbCUqH8bHuMK_XJ2U&ab_channel=RTSH-RadioTelevizioniShqiptar

Youttube - Aspektet psikosociale të pandemisë Covid 19 në Shqipëri
https://www.youtube.com/watchv=6KuPxVAExlw&feature=youtu.be&ab_channel=Diasporap%C3%ABrShqip%C3%ABrin%C3%ABeLir%C3%AB

Rtsh - Pasditja ime, Ekranet dhe fëmijët, (9 janar 2020)

Interviste ne Radiolacan mbi psikanalizën në Shqipëri, sfidat, gjuha, përkthimi, analiza personale, politikat institucionale etj. (në anglisht ) http://www.radiolacan.com/es/topic/1205/3ri

Institucionet e shëndetit mendor në Shqipëri. Dokumentar mbi spitalin psikiatrik në Vlorë http://nyjelakim.net/read/?p=1555&fbclid=IwAR3ZCsM9aPdH9FNB-_EVzBaTiLYPZle0P8tKLGbGBu9nProvBk3UgjeFgEM (20 Dhjetor 2018)

Rtsh - Pasditja ime, Shëndeti mendor dhe fëmijët, çrregullimet e spektrit autik (17 tetor, 2018)
Rtsh - Ekranet dhe fëmijët (21 Qershor, 2017)

Jolka Nathanaili-Penotet ka marrë formimin e saj profesional pranë Universitetit Paris V René Descartes dhe Paris VII Denis Diderot, (Francë). Në vitin 2005, ajo është diplomuar dhe ka fituar gradën Master profesional në psikologji klinike dhe patologjike.

Resumeja e Plotë

Jolka Nathanaili-Penotet ka kryer kryer studimet e plota pranë Universitetit Paris V René Descartes dhe Paris VII Denis Diderot, (Francë) në shkenca humane klinike. Në vitin 2005 ajo është diplomuar dhe ka fituar gradën Master profesional në “psikologji klinike the patologjike”. Në vitin 2010 u specializua më tej në shkollën doktorale ‘Mjekësi dhe Psikanalizë’ pranë Universitetit Paris VII Denis Diderot ku dhe ka Masterin Kërkimor ‘Psikanalizë dhe Mjekësi” me vlerësim të lartë. Në vitin 2005-2007 ka punuar në San Francisco, (Kaliforni, USA), në Klinikën Ambulatore ‘BAART (Bay Area Addiction and Research Treatment) si terapiste (counselor) ku ka ndjekur klinikisht dhe ofruar shërbim psikoterapeutik individëve të grupeve vulnerabël (komunitetit LGBT) të cilët vuanin nga varësitë e substancave dhe nga problematika të shëndetit mendor. 

Njëkohësisht në vitin 2005-2006 ka ndjekur studimet pasuniversitare si ‘Visiting fellow’ në departamentin e artit, në State University of San Francisco, (Kaliforni, USA) dhe ku u njoha me teknikat artistike të thurjeve dhe endjes kontemporane. Këto teknika ishin pjesë e hulumtimeve të saj të mëparmshe në Francë por në punën klinike në BAART rezultuan me një efekt terapeutik të shtuar veçanërisht në fushën e psikoterapisë moderne me personat që vuanin nga gjendje traume komplekse shoqëruar me manifestime të ankthit. Më pas nga viti 2008 deri në 2012 ushtroi profesionin si psikologe klinike në shërbimin e pediatrisë në  Q.S.U.T. në ndihmë të fëmijëve dhe adoleshentëve me sëmundje kronike. Për t’i ardhur në ndihmë në mënyrë sa më efikase komunikimit me prindërit (çështjet e komunikimit etik të diagnozës etj.) por sidomos dhe komunikimit mes prindërit dhe fëmijës, ka marrë nismën për të hartuar dhe përgatitur për botim librin edukativ për fëmijë me sëmundje kronike, titulluar ‘Një libër për ty dhe fëmijën tënd’. 

Në 2019 znj. Penotet themeloi Njësinë për Fëmijën & Familjen Nyjelakim (Child & Family Unit) ku mban pozicionin e drejtoreshës për shërbimet për zhvillimin psikik, konjitiv, gjuhësor, soc-emocional dhe psikomotorik të fëmijëve që shfaqin vështirësi, vonesa ose çrregullime në zhvillimin.  Fokusi i punës është ndërthurja e terapisë së zhvillimit nëpërmjet qasjeve kreative, ergoterapike, okupacionale etj. Përpjekjet e saj ndër vite janë fokusuar më së shumti te rrjetëzimi dhe bashkëpunimi me aktorë e organizata përgjegjëse për zhvillimin, të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës si p.sh. ekspertiza që ajo ka pasur në 2018 me Komitetin Shqiptar të Helsinkit në monitorimin dhe advokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në spitalin e psikiatrisë për fëmijë dhe adoleshentë në QSUT. Nisur nga domosdoshmëria dhe treguesit alarmantë të shifrave të abuzimit dhe keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri sidomos gjatë pandemisë, nga Shtatori 2020, znj. Penotet është pjesë e grupit kërkimor Europian Cost Action 19106 që synon mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe neglizhenca, projekt i cili do të shtrihet në 34 vende europiane dhe në afërsi me synim arritjen e përkufizimit më shterues të keqtrajtimit dhe abuzimit të fëmijës dhe të përcaktimit të një metodologjie survejimi dhe raportimi mbi keqtrajtimin e fëmijës.

Publikime

  • Mars 2020, “Zhvillimi i fëmijëve gjatë fëmijërisë së hershme. Nga lindja deri 4 vjeç.” Njësia për Fëmijën & Familjen NYJELAKIM.
  • Prill 2020, Si t’u flasim fëmijëve për Koronavirusin ? http://nyjelakim.net/read/?p=1797
  • Dhjetor 2019, PRAKTIKA PLURALE KLINIKE NË ÇRREGULLIMET E ORALITETIT SI PARADIGMË E PROBLEMATIKAVE ZHVILLIMORE GJATË FËMIJËRISË SË HERSHME. Fq. 52, Libri i Abstrakteve,[ KONFERENCA E II -të E SHKENCAVE TEKNIKE DIAGNOSTIKUESE DHE REHABILITUESE – SFIDAT DHE PRESPEKTIVA]- ISBN 978-9928-4422-8-4 Suplement 1/2019 https://fshmt.umt.rash.al/wp-content/uploads/2017/10/Libri-i-Abstrakteve-Konferenca-DDRSHIKIOGJ-Nentor-2019.pdf
  • ‘L’Autocensure dans l’Albanie totalitaire’ (Tipare të vetëçensurës në Shqpërinë totalitare), in Sciences and Video, Photographie de famille, IDEMEC, Aix-en-Provence, Francë
  • Korrik 2017, “Che fare con la bocca parlare o mangiare” (Ç’të bësh me gojën të flasësh apo të hash), puna me një fëmijë autikë dhe prindin, Kongresi i Eurofederation de Psychanalyse, Bruksel.
  • ‘Kalimi në akt dhe marrëdhënia me Tjetrin në strukturat e psikozës’, në Konferencën Ndërkombëtare të Universitetit të Tiranës (DGK) “Të burgosurit mes izolimit, informimit dhe nevojës për komunikim”, fq. 216-226.
  • Maj 2011 ‘Ritorno sull linguaggio’, Convegno di Catania della Scuola Lacaniana di Psicoanalisi (S.L.P.) ‘Modernita della Psicoanalisi’, Catania.
  • Nëntor 2008 ’Pozicionimet psikopatologjike tek sëmundjet e rënda kronike. Një përpjekje për të hedhur një tjetër vështrim mbi trupin e fëmijës’, në Konferencën Ndërkombëtare të 11-të të Shoqates Pediatrike Shqiptare, Libri i abstrakteve fq 13.

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj synon të fuqizojë kapacitet e gazetarëve të rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media.

7

Baza e të dhënave e grave eksperte

Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
7

Raporto diskriminin gjinor në media

Nxit përgjegjësinë e medias për të promovuar barazinë gjinore në media.
7

Gratë Eksperte në Media 4 Equality

Fusha e Ekspertizes

Qyteti

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj synon të fuqizojë kapacitet e gazetarëve të rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media.

Pjesëmarrësit marrin njohuri dhe realizojnë praktika nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve, mentorimit për aftësim profesional dhe përfitimit të përvojës në gazetari.