+355 67 67 677 pgj@plat.org
Baza e të dhënave e grave eksperte
Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
Baza e të dhënave e grave eksperte
Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
Eriada Çela

Elbasan

Aktivizëm dhe Advokaci, Të drejtat e Njeriut, Arsim

Phd

Artes nga Elsa Demo, Radiotelevizioni Shqiptar – Feminizmi shtetëror: https://www.youtube.com/watch?v=N1zwZfBRqJQ&t=539s

Takimi Roze, Televizioni Skampa, Elbasan. Bashkëjetesa fetare dhe roli i gruas si praktikante e një feje në shoqëri: https://www.youtube.com/watch?v=ZKfsZLZ3BnI&t=374s

Eriada Çela punon si pedagoge në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe ka kryer studimet e nivelit master për studime gjinore në Universitetin e Europës Qendrore në Hungari, si dhe mban gradën Doktor Shkencash në Pedagogji, dhënë nga Universiteti i Tiranës.

Resumeja e Plotë

Eriada Çela punon si pedagoge në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe ka kryer studimet e nivelit master për studime gjinore në Universitetin e Europës Qendrore në Hungari, si dhe mban gradën Doktor Shkencash në Pedagogji, dhënë nga Universiteti i Tiranës. Përvoja e saj e punës përfshin gjithashtu angazhimin me organizata joqeveritare si World Vision, OSBE, Roma Versitas dhe Caritas Albania përmes projekteve, sesioneve trajnuese, seminareve dhe përkthimit. Në vitin 2019, Znj. Çela fitoi bursën prestigjoze Fulbright si studiuese në Universitetin Shtetëror të Rutgers-it në New Jersey, SHBA, ku punoi një semestër me projektin e saj studimor mbi Pedagogjinë Kritike. Gjatë punës në Institutin për Kërkime mbi Gratë në Rutgers, Dr. Çela mbajti prezantime dhe ndoqi konferenca mbi barazinë gjinore, arsimin dhe kurrikulat. Gjithashtu, ajo vizitoi Universitetin SUNY Fredonia në New York, ku mbajti një seri leksionesh si lektore e ftuar dhe drejtoi një forum të hapur mbi kurrikulat nën këndvështrim gjinor në Shqipëri dhe SHBA. Eshtë pjesëmarrëse në konferenca të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe autore e disa punimeve kërkimore-shkencore në fushën e mësimdhënies, barazisë gjinore dhe qytetarisë aktive. Nga viti 2012 ka qenë koordinatore lokale për European Movement Albania në Elbasan dhe ka ndjekur AIEN 2017-2018.

Eriada Çela ka një sfond të gjerë specializimesh dhe aktivizimi në shumë evenimente të ndryshme shkencore dhe studimore. Arsimi dhe kualifikimiet e saj përfshijnë studimet në Unviersitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze duke vazhduar me kryerjen e një masteri në specializimin Studime Gjinore (Gender Studies) në Universitetin e Europës Qendrore (Central European University) Budapest, Hungari. Në vitin 2016, Eriada merr gradën Doktor Shkencash në Pedagogji, Fakulteti i Pedagogji-Psikologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Eksperiencat e saj të punësimit përfshijnë përvojë në:

  • Përkthyese dhe asistente në Qarkun e Elbasanit për vëzhguesit e OSBE/ODIHR gjatë Zgjedhjeve Vendore
  • Përkthyese dhe asistente në Qarkun e Elbasanit për vëzhguesit e OSBE/ODIHR gjatë Zgjedhjeve Parlamentare
  • Intervistuese për IDRA në rrethin e Elbasanit (Institute for Development and Research Alternatives), Tiranë, Shqipëri
  • Koordinatore Projektesh, World Vision Albania, Elbasan, Shqipëri
  • Përkthyese dhe asistente në Qarkun e Elbasanit për vëzhguesit e OSBE/ODIHR gjatë Zgjedhjeve Vendore
  • Koordinatore e Projektit të Edukimit, World Vision Albania, Elbasan
  • Punonjëse për studimin e Treguesve të Studimit Transformues, (Transformational Development Indicators -TDI) World Vision, Elbasan
  • Intervistuese dhe Studiuese në terren, Plan International, Albania
  • Përkthyese dhe vullnetare në Departamentin e Sponsorizimit, World Vision, Elbasan.

Gjithashtu, Znj. Çela ka qenë për disa vite rresht, duke vazhduar edhe momentalisht, pedagoge e lëndëve të ndryshme pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, Shqipëri. Përmenden:

  • Lektore e kursit: Shkrim Akademik pranë programit Roma Versitas, Albania, Elbasan.
  • Pedagoge e lëndës: Gjuhë Praktike Anglisht II, pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” , Shqipëri
  • Pedagoge e Lëndës: Arti i të Shkruarit dhe Retorika pranë Shkollës së Lartë të Edukimit, Tiranë, Shqipëri
  • Trajnere e Programit të trajnimit me temë: Arti i të Shkruarit, pranë CDE (Center for Democratic Education), Tiranë, Shqipëri
  • Pedagoge e lëndës: Shkrim Akademik pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” , Shqipëri
  • Pedagoge e lëndës Kërkimi Shkencor në Edukim pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Niveli Master Profesional, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” , Shqipëri
  • Pedagoge e lëndës Kërkim në Mësimdhënie pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Niveli Master Profesional, Universiteti I Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” , Shqipëri
  • Pedagoge e lëndës Pedagogji Kritike pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Niveli Master Profesional, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” , Shqipëri
  • Përvojë mësimdhënieje në universitetin Pitesti në Rumani (5 ditë pune) në kuadër të Erasmus Plus Staff Mobility for Teaching.

Eriada ka disa referime në prezantime dhe konferenca të ndryshme duke përmendur disa tema si: – “Free and Equal – Equal and Free? Communism and Human Rights in the 20th Century”, organizuar nga Humboldt University, Berlin dhe Centre for East European and International Studies; – Prezantim me titull “Gender and the Curriculum in Albania and the US” referuar në një forum të hapur për studentë, pedagogë dhe staf të Universitetit SUNY Fredonia, Neë York; – ‘On the Women’s Magazine Cover but Not Facing the Camera: Confronting the Socialist Past of Albanian Women through Visual Methodology’ referuar në International Social Theory Consortium, 18th Annual Conference Capitalism, Socialism, and Democracy in the 21 st Century: “System” as the Future of Modern Society? Inter-University Centre, Dubrovnik, Croatia; etj.

Botime:

  1. (2016) Gender Equity in Education: Teacher Visions and Classroom Practices in Albania. Beder Journal of Educational Sciences, Volume 12, Number 1 ISSN 2306-0557 (print) ISSN 2310-5402 (Online).
  2. (2015) “Am I an Active Citizen?” Women’s Narratives of Citizenship Practices in Albania. Croatian International Relations Revieë, CIRR XXI (73) ISSN 1848-5782 (Online).
  3. (2015) Gender and Citizenship Models: Reflections from Feminist Literature. Mediterranean Journal of Social Sciences, MCSER Publishing, Rome- Italy, Vol 6 No 2 S5, ISSN 2039-2117 (online) ISSN 2039-9340 (print).
  4. (2015) Women’s Political Citizenship in Post State-socialist Countries. Beder Journal of Educational Sciences, Volume 9, Number 1 ISSN 2306-0557 (print) ISSN 2310-5402 (Online).

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj synon të fuqizojë kapacitet e gazetarëve të rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media.

7

Baza e të dhënave e grave eksperte

Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
7

Raporto diskriminin gjinor në media

Nxit përgjegjësinë e medias për të promovuar barazinë gjinore në media.
7

Gratë Eksperte në Media 4 Equality

Fusha e Ekspertizes

Qyteti

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj synon të fuqizojë kapacitet e gazetarëve të rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media.

Pjesëmarrësit marrin njohuri dhe realizojnë praktika nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve, mentorimit për aftësim profesional dhe përfitimit të përvojës në gazetari.

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj synon të fuqizojë kapacitet e gazetarëve të rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media.
7

Baza e të dhënave e grave eksperte

Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
7

Raporto diskriminin gjinor në media

Nxit përgjegjësinë e medias për të promovuar barazinë gjinore në media.
7

Gratë Eksperte në Media 4 Equality

Fusha e Ekspertizes

Qyteti

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj synon të fuqizojë kapacitet e gazetarëve të rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media.

Pjesëmarrësit marrin njohuri dhe realizojnë praktika nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve, mentorimit për aftësim profesional dhe përfitimit të përvojës në gazetari.