+355 67 67 677 pgj@plat.org
Baza e të dhënave e grave eksperte
Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
Baza e të dhënave e grave eksperte
Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.

Dea Martini është pedagoge e jashtme në Univerisitetin e Arteve në Tiranë dhe ka përfunduar studimet master në Skenografi dhe Kostumografi në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe një master të dytë më specifik në Costume Design for Performance, në London College of Fashion, UAL.

Resumeja e Plotë

Dea Martini është diplomuar në Unviersitetin e Arteve në Tiranë në degën Skenografi dhe Kostumografi me titullin Bachelor. Më pas ka vijuar studimet dhe specializmiet e mëtejshme në master pranë Universitetit të Arteve në Tiranë si dhe ka zhvilluar një master të dytë pranë  London College of Fashion, në degën “Costume Design for Performance”. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e artit si skenografe, kostumografe dhe kostumografe performance, në Shqipëri dhe Britani. Pjesë e produksioneve të ndryshme, teatër, spektakël tv, ekspozita, etj. E sheh skenografinë, dhe kostumografine si rrugën e ardhshme në karrierë dhe ka qënë pjesë e disa projekteve të suksesshme si një stiliste, kostumografe apo kuratore imazhi në shfaqje dhe spektakle. Znj. Martini është një artiste e re e vetë-motivuar dhe inovative me mendjemprehtësinë krijuese për të ardhur me ide të ndryshme.

Znj. Martini ka një eksperiencë të zgjeruar me përfshirjen e saj të vazhdueshme në detyra, aktivitete dhe programme që kanë në fokusin botën e artit dhe estetikën. Karriera e saj nis në pozicionin si Asistente skenografe dhe kostumografe “Fqinjet” shkruar nga Ruzhdi Pulaha si dhe gjithashtu Asistente Kostumografe “Shh…mos bej zhurme”, shkruar nga Pellumb Kulla, regjia Leka Bungo. Prill 2013, Teatri “Bylis”, Fier. Duke shtuar gjithashtu disa angazhime në pozicionin e skenografes në pjesë, si:

  • “Pa Dalje” shkruar nga Jean-Paul Sartre, regjia Elis Mataj. Dhjetor 2012, Salla “Black Box”, Tiranë.
  • “Rikardi II, shkruar nga Shakespeare, regjia Ledian Gjeci. Korrik 2013, Salla “Black Box”, Tiranë.
  • “Vizita e Insperktorit”-John Boynton Priestley, në bashkëpunim me Kursin I Aktrim, Master.
  • “Njeri nga Ata”, me regji të Iris Canaj dhe Aleksander Grami. Qeshor 2015, Salla “Black Box”, Tiranë.
  • “Krishtlindje në Tiranë”, nga Guga Produksion. Dhjetor 2017, Salla e Universitetit të Arteve, Tiranë.

Role dhe ekspertiza të tjera kryesore përmenden:­ – Kostumografe “Kostume të perzgjedhura, Molier” në bashkëpunim me Kursin III Koreografi, Bachelor ; – Asistente Kostumografe “Internacional Dance Day”, organizuar nga “Let’s Dance” Prill 2013, Tiranë ; – Kostumografe dhe krijuese e performancës “DressCode”, kuratore Iris Canaj. Korrik 2016, Galeria FAB; – Drejtuese e kurimit të imazhit skenik në “Ballkan Soul”, nga Guga Produksion. Korrik 2017, Teatri Kame, Ibe; etj.

Aktualisht, Znj. Martini mban pozicione të rëndësishme, si:

  1. Pedagoge e jashtme ne Universtetin e Arteve, Tiranë.
  2. Pedagoge në lënden e Skenografi-Kostumografise, Kursi I Master.
  3. Asistent Pedagoge në lënden e Kostumografise, Kursi III Bachelor.

Pjesëmarje në evente dhe ngjarje të rëndësishme duke përmendur:

  • Pjesëmarrëse me krijimin personal të skicave në Kostumet Shekspiriane në “Ura me tri harqe” aktivitet artistik i zhvilluar nëpërmjet Universitetit të Arteve në Tiranë;
  • Pjesmarrese në një krijim Triptic Graphic, në “Ura metri harqe” dhe gjithashtu -Pjesemarrëse me krijimin personal me një kostum grek, në “Ura me tri harqe”.

Znj. Martini është edhe fituese e disa cimimeve:

  1. Cmimi i parë “I am European”, organizuar nga Unioni European, Maj 2012.
  2. Cmimi i dytë, Konkursi Filatetik “100 vjetori I vdekjes së Nikolla Naco”, Posta Shqiptare 2013.
  3. Cmimi i tretë, Konkursi Filatelitk “Albanologet Shqiptarë”, Posta Shqiptare 2013.

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj synon të fuqizojë kapacitet e gazetarëve të rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media.

7

Baza e të dhënave e grave eksperte

Gratë eksperte është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë grate dhe vajzat në media në fusha të ndryshme të ekspertizës.
7

Raporto diskriminin gjinor në media

Nxit përgjegjësinë e medias për të promovuar barazinë gjinore në media.
7

Gratë Eksperte në Media 4 Equality

Fusha e Ekspertizes

Qyteti

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj

Akademia e Medias për Gazetarët e Rinj synon të fuqizojë kapacitet e gazetarëve të rinj për një raportim dhe përfaqësim të balancuar në media.

Pjesëmarrësit marrin njohuri dhe realizojnë praktika nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve, mentorimit për aftësim profesional dhe përfitimit të përvojës në gazetari.