Organizata


Ky portal eshte realizuar nga Rrjeti i Grave – Barazi ne Vendimmarrje

 

Rrjeti i Grave  “Barazi në Vendimmarrje” është një organizatë jo politike, jo fitimprurëse dhe jo qeveritare. Është rrjeti më i madh shqiptar i grave aktive nga të gjitha partitë politike, shoqëria civile dhe media i themeluar në vitin 2008 me iniciativën e grave që ishin pjesë e programit të NDI “Zhvillimi i Liderëve të Rinj në Politikë – Gratë në Advokim”.

 

Misioni i kryesor i Rrjetit është përmbushja e barazisë në vendimmarrje dhe fuqizimi i pozicionit të gruas në fushat kyce të shoqërisë shqiptare, duke synuar një zhvillim të gjithanshëm dhe të plotë të vendit. Rrjeti i përkushtohet ndihmës së grave për të formuar aftësitë dhe infrastrukturën e duhur për të qenë lidere efektive në fushat përkatëse dhe vecanërisht në politikë, si dhe për të frymëzuar gratë e reja të bëhen pjesë aktive e politikës dhe e vendimmarrjes. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme Rrjeti synon të fuqizojë rolin e gruas në Shqipëri dhe të nxisë bashkëpunimin e grave që konkurojnë për poste politike, që shërbejnë në poste publike, në shoqërinë civile apo në media.