Mireseardhje


E/I nderuar vizitor/e,

ju urojmë përzemërsisht mirëseardhjen në Platformën Virtuale të Grave Shqiptare në Vendimmarrje.

 

Në Shqipëri gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë, por roli i tyre në strukturat vendimmarrëse të vendit mbetet ende i pabarabartë. Për shkak të çështjeve kulturore dhe sociale, për shkak të organizimit specific të strukturave drejtuese apo të partive politike dhe për çështje të ndryshme në lidhje me jetën politike në Shqipëri, gratë nuk janë të përfaqësuara siç duhet në proçeset vendimmarrëse. Mosbalanca gjinore është e dukshme në nivelet drejtuese të strukturave qoftë publike apo private dhe përmirësimi i hendekut ekzistues të barazisë në strukturat e vendimmarrjes mbetet një sfidë.

 

Nëpërmjet këtij portali dhe të gjithë iniciativës që kemi ndërmarrë, kemi synuar të japim një kontribut konkret për forcimin dhe rritjen e pjesëmarrjes të femrave në të gjitha proceset sociale dhe në strukturat vendimmarrëse shqiptare duke u krijuar atyre shanse për informim më të mirë, për pjesëmarrje më të lartë dhe cilësore në proceset vendimmarrëse si dhe për mbështetjen e barazisë gjinore, qoftë në vendimmarrje e në politikë, qoftë në fushat kyçe të zhvillimit të gruas në Shqipëri.

 

Gjatë lancimit faqja do të permbajë statistikat mbi gratë shqiptare në politikë vendimmarrje dhe informacione bazë dhe më pas do të jetë kontributi ynë i përbashkët me informacione, statistika, publikime, problematika, etj, që do ta bëjnë këtë portal një pikë takimi e të gjithë qytetarëve, organizmave të përfshirë në çështjet e barazisë gjinore si privatë ashtu edhe publikë dhe i çdo pale të interesuar për të qënë në kontakt të vazhdueshëm e të drejtëpërdrejtë me gratë shqiptare dhe të vetë atyre me njëra tjetrën, brenda edhe jashtë Shqipërisë.

 

Ne ju falenderojmë për mbështetjen tuaj dhe mirëpresim cdo informacion, sygjerim apo ide me të cilën mund të na ndihmoni në punën tonë.

Me respekt,

 

Edlira Cepani

Koordinatore Kombetare
Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”