+355 67 67 677 pgj@plat.org

Aktivitete

Kampi Veror 2022
Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social në Shqipëri
June 28, 2022
Tirana
Kampi Veror 2022
Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social në Shqipëri
June 28, 2022
Tirana

Ku mund te gershetohen me se miri, rritja e kapaciteteve, rrjetezimi, fuqizimi i skuadrave dhe aktivitetet argetuese? Me 60 te rinj nga 7 qarqe te Shqiperise, u zhillua Kampi Veror 2022 – Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social në Shqipëri.

Ky Kamp u organizua në kuadër të Ditës së Solidaritet dhe Aktivizmit Social, Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë – AS@N & Rrjeti i Barazi në Vendimmarrje, me mbështetjen e SAME Network dhe Schuler Helfen Leben, me të rinj nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Vlora dhe Korça për t’u takuar, për të shkëmbyer përvoja për Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social në qytetin e tyre.

Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social është një hapësirë për t’iu ofruar të rinjve shqiptarë mundësinë për t’u bërë qytetarë aktivë në vendimmarrje, për të fuqizuar aftësitë e tyre drejtuese dhe për t’u angazhuar me të rinj të tjerë në aktivitete solidariteti për të sfiduar së bashku problematikat. E veçanta e Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social është që krijon mundësinë dhe lidhjen midis eksperiencave të punës, donacioneve dhe projekteve të krijuara dhe drejtuara nga të rinjtë, e cila jo vetëm që kontribuon në fuqizimin midis bashkëmoshatarëve, por, gjithashtu, zhvillon aftësitë e tyre duke marrë një përvojë të paçmueshme njerëzore në këtë proces.

#KampiVeror2022 #SchülerHelfenLeben #SameNetwork #Albania #YouthMakeItHappen #EDM #ASAN #Ndryshimifillonngati

 

Z

Sondazh

A mendoni se është pozitiv sistemi i listës me votim preferencial për kandidaten/in

Postimet e fundit...