+355 67 67 677 pgj@plat.org

Çështjet e legalizimeve të banesave , e shembjes së ndërtimeve pa leje dhe planet rregulluese që priten të zbatohen janë fokusi kryesor i intervistës së ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni në emisionin e parë “Të Bësh Ekonomi” për këtë vit. Mirëmbrëma të dashur miq dhe mirëserdhët në emisionin “Të bësh ekonomi”. Një tjetër problematikë e trajtuar në intervistë është edhe ajo e strehimit për mijëra familje që aktualisht në vendin tonë nuk kanë një banesë ku të strehohen. Ministrja i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me turizmin dhe strategjitë që qeveria do të marrë për zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri.

Mirmbrëma zonja Gjermeni, kënaqësi që ju kam në këtë studio.
Mirmbrëma. Faleminderit. Edhe për mua është kënaqësi dhe meqenëse është emisioni i parë doja të uroja të gjithë shqiptarët një vit të mbarë dhe sa më të suksesshëm. 2014 ta kemi vërtet me shumë gëzime dhe mbarësi.

Çfarë do të jetë falas në procesin e legalizimeve?
Në 8 vite nga 293 mijë aplikime për legalizime janë bërë vetëm 22 mijë legalizime. Kjo është një lloj dëshmie se vërtet legalizimet dhe procesi i tyre janë përdorur për fushata elektorale dhe qytetarët kanë hasur vështirësi në dokumentimin e pasurive të tyre.

Sa është borxhi i ALUIZNIT?
Nga pagesat e sigurimeve shoqërore dhe nga pagesat e punonjësve që janë marrë me kontratë është mbi 1 miliard lekë. Ky është vetëm një nga treguesit e situatës së dështimit të këtij institucioni. Në zyrat e ALUIZNIT janë mbi 50 mijë dosje dhe kërkesa të cilat kanë ardhur nga qytetarë të cilët kurrë nuk morën përgjigje.

Çfarë do të ndodhë tani?
Ky institucion po reformohet dhe po rikonstrukturohet. Ky institucion duhet të punojë në harmoni me institucionet e tjera. E rëndësishme është marrja në punë e profesionistëve dhe vendosja e një standardi tjetër të punës ku në si institucion shtetëror shkojmë tek qytetarët dhe jemi aty për t’i zgjidhur problemet. Përgjegjshmëria dhe lufta kundër korrupsionit është një detyrim ligjor dhe moral që ne e kemi përballë qytetarëve. Jemi zotuar që procesi i legalizimeve do të jetë falas.

Çfarë nënkuptoni me këtë?
Po punohet për një paketë ligjore e cila në janar do të kalojë në Këshillin e Ministrave e më pas në parlament për të gjithë hapat dhe procedurat që ne do të ndjekim përsa i përket procesit të legalizimeve. Ajo për të cilën jemi angazhuar është procesi falas dhe nuk do të ketë hallka të tepërta dhe burokraci për të cilët qytetarët duhet të paguajnë duke filluar që nga roja deri te drejtuesi i institucionit. Brenda 4 -vjeçarit pjesa më e madhe e legalizimive do të ketë përfunduar.

Për ta bërë më konkrete për qytetarët nëse dikush ka një banesë për të legalizuar, çfarë do të përfitojë falas dhe çfarë do të paguajë?
E gjitha kjo është paketa që ne po hartojmë dhe që do ta prezantojmë në janar në një event publik. Do prezantohen në mënyrë të detajuar paketën ligjore. Dua të theksoj se i gjithë procesi i legalizimeve do të jetë falas.

Pjesa e procedurave do të jetë falas. Po për pjesën e ndërtimit apo për tokën do të paguhet?
Kjo është pjesë e paketës që ne do të prezantojmë brenda janarit.

Po shihen mundësitë që dhe të jetë falas dhe me tarifa të reduktuara?
Do u jepet fund një herë e mirë sorollatjeve të pakuptimeve. Dhënia e certifikatës së pronësisë dhe legalizimeve falas do të jetë siç e kemi premtuar, prandaj dhe jemi të angazhuar.

Nga shqyrtimi dosjeve çfarë problematike ka dalë në pah?
Kemi parë një seri dosjesh dhe do të kemi një audit të thelluar gjatë muajit janar për aluiznin. Kemi vënë re parregullsi të pafundme në procesin e legalizimeve që nga momenti që shumë qytetarë kanë paguar dhe i është zgjatur tej mase procesi dhe nuk janë legalizuar ndërtesat. Qoftë pagesën zyrtare qoftë edhe pagesën nën dorë. Janë bërë legalizime rekord në periudhën para zgjedhjeve por edhe në ditët e parta ardhjes së qeverisë së re duke pasur synime klienteliste. Kemi vënë re që ka pasur legalizime të ndërtesave të palegalizuara. Është sikur të thuash që është legalizuar ajri. Legjislacioni ka pësuar shumë ndryshime gjatë 8 viteve për interesa klienteliste. Ndryshimet në ligj e kanë bërë të paqartë këtë proces dhe duke e bërë procesin të zbatueshëm sipas zgjedhjeve të tyre.

Çfarë do të ndodhë me rastet, si atëherë kur ju thatë që është legalizuar ajri si dhe në rastet kur certifikatat e pronësisë janë dhënë në mënyrë klienteliste?

Si për zyrtarët që kanë lëshuar një dokument të tillë ashtu edhe për qytetarët të cilët e kanë përfituar.
Një pjesë e mirë e shkeljeve janë denoncuar nga KLSH dhe janë dërguar në institucionet përkatëse të drejtësisë nga ana tjetër edhe ne nëpërmjet auditit të gjitha shkeljet do i dërgojmë në institucionet përkatëse.

A do ketë prioritet për rastet e vonuara?
Dosjet ekzistuese do të jenë prioritare në të gjithë punën tonë ata që kanë bërë pagesat dhe që kanë kohë që dosjet e tyre qëndrojnë aty. Puna ka filluar me evidentimin e rasteve nga stafi i ALUIZNIT.

A ka një shifër se sa do të jetë numri i familjeve që do të marrin një certifikatë pronësie në fund të vitit 2014?
Nuk e them dot me siguri sot, por me paketën ligjore që do të sjellim në janar do të kemi një kalendar tyë qartë se si do të vazhdojë ky proces deri në fund të vitit.

Sipas ligjit të ardhurat e legalizimeve duhet të shkojnë për shpronësimin e pronarëve, kanë qenë vërtet këto të ardhura me një destinacion të tillë?
Në fakt sipas ligjit ashtu duhet të jetë. Shuma e mbledhur nga pagesat është 7 miliardë lekë, nga të cilat 4 miliardë janë përdorur për kompensimin e ish pronarëve dhe 3 miliardë janë përdorur nga qeveria e mëparshme në kundërshtim me ligjin nga ministria e financave në një zë tjetër. Pra nuk janë përdorur për destinacionin e parashikuar nga ligji.

Cila është problematika që po haset në procesin e legalizimeve pasi ju e shihni punën në terren jeni dhe duke hartuar paketën e masave. Kush është problematika më emergjente?
Dhënia e certifikatave është parë si një ëndërr nga shumë qytetarë, të cilët janë treguar vërtet qytetarë të denjë duke kërkuar legalizimin e banesës së tyre, por janë përballur me heshtje, mosdhënie të përgjigjes, mospërfillje dhe për më tepër me abuzim ndaj të drejtave të tyre. Shikoj që iu ka humbur besimi për këtë gjë. Problemi më i madh është që të fitosh besimi e tyre dhe që ata të fitojnë atë çka u takon.

Mbi 290 mijë dosje ndodhen në zyrat e ALUIZNI në të gjithë vendin sa i përket procesit të legalizimit. Të gjitha do të shkojnë drejt legalizimit apo ju keni një hartë tuajën me të gjitha ndërtimet që priten të legalizohen në të gjithë vendin. Do të ketë një proces rivlerësimi nga ana juaj?
Sigurisht që procesi bëhet nga ALUIZNI, e para duke parë dosjet, e dyta në faqen e aluiznit kemi vendosur një seksion ku kërkojmë të denoncohen nga qytetarët problematikat për legalizimet dhe kërkesat në një kohë rekord. I gjithë procesi do të jetë në vazhdimësi dhe ristrukturuar që do të fillojë me ndryshimet ligjore në janar dhe që do të vijojnë me një kalendar ku do të përcaktohet specifikisht se ku dhe si do të vijojë ky proces. Kemi evidentuar problematik në një kohë të shkurtër. Procesi i legalizimeve ka qenë proces i dështuar. Do krijojmë një model tjetër të zhvillimit urban të kontrolluar.

Ju thatë që ka pasur abuzime në dhënien e certifikatave gjatë zgjedhjeve. Çafrë do ndodhë në këto raste, certifikatat nuk do të quhen më të ligjshme? A janë marrë parasysh edhe këto raste?
Ky është një proces goxha kompleks për të cilin specialistët po merren në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata që kanë bërë shkelje do të shkojnë përpara institucioneve të drejtësisë për të mos bërë më shkelje.

Shtesat në pallate janë një problem i legalizimeve, çfarë masash do të merren?
Është një problem i cili do të trajtohet rast pas rasti. Por nëse ka banesa të cilat mund të qëndrojnë në katet e fundit të pallateve do mundohemi të krijojmë hapësira për t’i kthyer në banesa sociale. Kjo është një pikë në strategjinë që po hartojmë për strehimin.

Është diskutuar me shoqatat e ndërtuesve për këto zgjidhje të mundshme pasi një ndër problematikat sa herë është diskutuar në komisionet parlamentare është legalizimi i shtesave të pallateve. Këto zgjidhje janë kundërshtuar nga ndërtuesit. Do të jenë ata pjesë e grupit të punës për zgjidhjen e këtij problemi?
Jemi në rrugë të mbarë në takimet që kemi pasur me shoqatën e ndërtuesve. Kemi hartuar një marrëveshje bashkëpunimi në të cilën një pjesë të konsiderueshëm zënë mundësitë për banesa sociale për grupet në nevojë. Brenda muajit janar do të nënshkruhet marrëveshja nga të dyja palët. Jemi të angazhuar qoftë për rishikimin e legjislacionit qoftë për të marrë masa konkrete.

A ka ministria juaj një hartë të pallate në të cilat ka ndërtime, shtesa pa leje? Cilat janë qytet më problematike?
Jemi në proces të evidentimit. Më vjen keq të them se na mungojnë të dhënat, nuk kemi baza të dhënash për fusha specifike, qoftë për të pastrehët qoftë për ndërtimet pa leje.

Si do veprohet? Do nisni hetimet në terren?
Kemi nisur vëzhgimet në terren dhe po mbledhim informacion nëpër rrethe. Po evidentojmë rastet po marrim informacion në terren.
Kur mund të përfundojë ky proces? A do jenë pjesë e paketës që do të propozohet legalizimet e shtesave të pallateve?
Fillimi i viti do të kemi një pasqyrë të qartë. Në paketën ligjore do të kemi një adresim të problemit.

Ndërtuesit do të paguajnë për legalizimin e shtesës apo dhe për ata do të vlejë premtimi legalizim falas?
Paketa ligjore do të japë përgjigje.

A ka një shifër se sa familje kanë aplikuar për t’u strehuar?
Një tregues që kam është, në kemi 65 bashki, kemi marrë të dhëna nga 25 bashki dhe rezultojnë rreth 16 mijë familje të pastreha. Është 1/3 e bashkive që kanë raportuar. Problemi i strehimit është problem i mprehtë veçanërisht për familjet në nevojë. Kësaj iu shtua dhe akti normativ i cili nxjerr familjet nga shtëpitë e sih-pronarëve që tregon se u shtua numri i qytetarëve që kanë probleme me strehimin.

Çfarë zgjidhjeje do t’u japë qeveria? Nëse do t’i merrni si kategori më vete të pastrehët që dolën pas aktit normativ të qeverisë.
Jam takuar me shumë njerëz që ë kanë këtë problem sidomos ata që janë përballur me gjyqe. Më shumë nga Durrësi dhe Tirana. Qeveria e bërë këtë për qëllime elektorale, për t’iu kthyer pronat pronarëve pa marrë në konsideratë pjesën tjetër të qytetarëve. Alternativa që u dha ishte nonsens, kredia ishte e papërballueshme. Familjet ngelën në rrugë. Kanë ndodhur raste tragjike siç ishte rasti i Durrësit. U bë një urdhër që iu kalua Entit të Banesave dhe institucioneve të tjera sipas të cilit asnjë familje të mos nxirret me dhunë nga banesa pa pasur një mundësi alternative. Përmbarimi shkon bashkë me të duhet të shkojë një përfaqësues i Entit të banesave. Kjo ishte një masë paraprake për të penguar nxjerrjen në rrugë të familjeve. Politikat e strehimit, një fushë që nuk ka pasur vëmendjen e duhur. Do vazhdojmë të japim kredi për qytetarët në nevojë.

Dhënia e kredive sipas skemave ekzistuese apo do rishikohen edhe një herë?
Patjetër që do të rishikohen, kjo për t’u siguruar që këtë ndihmë ta marrin qytetarët të cilët kanë më shumë nevojë. Ky problem nuk zgjidhet vetëm nga shteti, kërkojmë bashkëpunimin ne privatëve, për të ndërtuar banesa me kosto të ulëta. Kjo të arrihet përmes marrëveshjeve. Banesat e ngelura ta pashfrytëzuara për shkak se nuk janë shlyer kreditë e marra në bankë për ndërtimin e tyre, të bashkëpunojmë me bankën dhe t’i blejmë me një kosto të ulët dhe të ua shpërndajmë familjeve në nevojë dhe të pastreha. Këto janë pjesë ideve dhe përvojave të marra nga vendet e zhvilluara. Janë strategjitë për të adresuar problemin.

Ka ndonjë afat për zgjidhjen e problemit të familjeve të pastreha pas zbatimit të aktit normativ?
Një pjesë e kanë zgjidhur, kanë marrë kredi, një pjesë janë në proces. Po punohet rast pas rasti.

Si ka qenë bashkëpunimi me pushtetin vendor veçanërisht me atë pjesë ku drejtojnë përfaqësuesit e opozitës pasi dihet që një pjesë e përgjegjësisë për strehim u taklon edhe atyre?
Strehimi është kopetencë e tyre. Banesat sociale janë ndarë. Bashkia e Durrësit dhe Tiranës nuk i kanë ndarë ende banesat sociale. Është shumë ironike që qytetarët kanë nevojë për strehim dhe banesat janë bosh dhe po amortizohen. Do të shikojmë mundësinë që të vendosen afate dhe të përcaktohen struktura për të ndarë banesat sipas nevojave.

Ka nisur shembja e ndërtimeve pa leje. Situata më e ndjeshme ka qenë në vijën bregdetare të Vlorës. Si është pritur kjo nga qytetarët?
E kemi filluar punën me disa vendime nga këshilli kombëtar i territorit. Jemi përballur me një situatë kaotike, emergjente në zhvillimin e territorit. Një zhvillim spontan dhe i pakontrolluar i cili shpesh herë ka cenuar jetën e qytetarëve, mjedisin, kosto të cilat i paguajmë ne. Prishja e ndërtimeve pa leje është një detyrim që kemi ne përballë qytetarëve.

Keni listë të ndërtimeve pa lejë që do të shemben?
Aksioni vazhdon në Vlorë, ka vazhduar në QSUT, në hyrje të Lushnjës të fakulteti ekonomik në tiranë. Jemi në bashkëpunim me INUK dhe Aluiznin duke parë nëse ndërtesat janë në proces legalizimi apo jo. Gjithçka është bërë në mënyrë të koordinuar. Shembja e ndërtesave pa leje do te vijojë. Qytetarët e kanë mirëpritur këtë aksion. E kanë përshëndetur aksionin.

A ka një afat kur do të vendoset nën kontroll territori në Shqipëri?
Vendosja e kontrollit mbi territorin varet nga të gjithë ne. Prishja e ndërtimeve do të vazhdojë deri në ndërtesën e undit pa leje. Nuk do të lejojmë të fillojnë më ndërtime të tjera pa leje. Kjo është përpjekje e përbashkët e të gjitha institucioneve. Jemi të gatshëm të ndërtojmë Evropën duke filluar nga shtëpitë tona.

Sa u përket planeve rregulluese të qyteteve çfarë po bëhet në këtë drejtim?
Njësitë vendore i kanë hartuar planet dhe i kanë miratuar te këshilli kombëtar i territoreve. Ka njësi të tjera vendore të cilat po punojnë. Po rishikojmë ligjin e planifikimit të territoreve. Luigji të jetë sa më i kuptueshëm dhe i zbatueshëm për të gjithë. Kemi bashkëpunuar me të gjitha grupet e interesit.

Çfarë do të ndryshojë? Çfarë propozoni ju?
Deri tani kemi mbledhur të gjitha propozimet e grupeve të interesit, jo vetëm, në Tiranë por edhe në rrethe. Kemi realizuar 8 takime ku kemi marrë me gojë apo me shkrim propozimet e grupeve të ndryshme. Sygjerime konkrete dhe praktike. Brenda këtij muaji do paraqesim draftin për të finalizuar punën. Drafti do mbajë firmën e të gjithë bashkëpunëtorëve dhe jo vetëm të qeverisë. Po hartojmë një dokument sa u takon politikave që do të ndjekim i cili gjithashtu do të konsultohemi me grupet e interesit. Nuk kemi një plan të përgjithshëm kombëtarë të zhvillimit kombëtar. Nuk kemi një plan se ku mund të ndërtohet. Ku mund të ndërtojë biznesi, ku mund të zhvillohet bujqësia e kështu me radhë…

Është një orientim i investimeve të huaja dhe publike?
Garantojmë zbatimin e ligjit dhe zhvillimin e kontrolluar të territorit. Kjo duke treguar burimet që ka vendi si dhe mundësinë e investimit për biznesmenet e huaj dhe vendas. Kjo është një pasqyrë. Duam të garantojmë një proces gjithëpërfshirës.

Në bazë të këtij plani do jepen edhe lejet e ndërtimit?
Po. Plani i përgjithshëm siguron harmonizimin e planit vendor të zhvillimit të territorit. Është për të ardhur keq që nuk kemi një plan të rregullimit të territorit. Kjo është një përqasje e re evropiane, për ta parë Shqipërinë ndryshe.

Ka ndërtime me leje të cilat mund të bien ndesh me planin kombëtar rregullues të territorit? Si do të operohet me to?
Jmei në fillimet e hartimit të planit. Koha është 2 vjet por duam ta përfundojmë më shpejt se koha e përcaktuar. Bëhet fjalë për raste të veçanta të cilat do të jenë pjesë e punës.

Do ketë kompensime për këtë kategori? I referohem edhe rastit të fundit.
Kur bëhet fjalë për investime që kanë interesa madhore mund të ketë edhe shpronësim për raste specifike të cilat duhen parë rast pas rasti.

Çfarë nismash do të marrë qeveria që duke filluar nga ky vit të kemi një sektor të turizmit më të zhvilluar?
Disa masa janë marrë. Ministria në përqasjen që ndjek i shikon fushat të lidhurave njëra-tjetrën. Zhvillimi urban është lidhur me zhvillimin e turizmit. Fusha e turizmit fushë për të cilën është folur shuam por është bërë pak. Biznesi privat më i avancuar në fushën e turizmit. Turizmi është sektor që siguron mundësi të qëndrueshme zhvillimi, më shumë punësim dhe më shumë të ardhura.

A jeni në kontakt me operatorët turistik për të dëgjuar propozimet e fundit. I referohem edhe kërkesës së tyre për të ulur tatimin mbi vlerën e shtuar në 10% për këtë sektor.
Jemi në konsultime me operatorin turistik, edhe për kërkesat e tyre për uljen e tvsh, e cila është premtuar gjatë fushatës dhe do të mund që ta realizojmë. Jemi të interesuar që të bashkëpunojmë me spërmarrjen të sigurojmë lehtësira të tjera.

Kemi pasur turizmin bregdetar. Problematikë papastërtia dhe çmimet e larta. Si do bëhet tërheqëse Shqipëria? Si do të veprohet? Çfarë zgjidhjesh propozohen?
Puna do bazohet te potencialet natyrore, trashëgimia dhe mikpritja shqiptare. Duam që Shqipëria të kthehet në destinacion turistik. Do ofrojmë paketa ne të cilat përfshihen shumë elementë dhe jo vetëm plazhe. Kohë zgjatjes e qëndrimit të turistëve është një qëllim më vete. Kemi 300 ditë me diell në Shqipëri. Përgatitjet të fillojnë me herët. Të fillojë pastrimi në bregdet. Të shikojmë mundësinë për turizmin malor. Kemi organizuar panair për turizmin malor.

Do ketë strategji për zhvillimin e turizmit malor? Sepse bëhet fjalë për zona të varfra të cila nuk kanë mundësi për të ndërtuar hotele apo resorte?
Organizimi i panaireve dhe eventeve është për të dhënë mundësi njohje. Do të shikojmë të gjithë mundësitë që ofron Shqipëria.

Ka interes nga kompanitë e huaja?
Ka interes. Nga bisedat që kamë bërë me operator, problematikat e vënë në dukje është se pak njihet Shqipëria dhe si njihet Shqipëria. Këtu ka ndikuar shumë edhe media. Kemi marrë inciativë për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Qoftë nga ambasadat, qoftë nga artistët, qoftë nga mediat, qoftë nga rrjetet sociale ne duhet të promovojmë vlerat e Shqipërisë. Kuzhinën tradicionale, mirëpritjen, bukuritë natyrore etj. Ne duhet të bëhemi ambasadore të promovimit të Shqipërisë.

Problematikë e hasur janë çmimet në Shqipëri të cilat nuk janë konkurruese? Do të bëhet ndonjë kontroll për të parë gjendjen?
Herë pas herë ankohen për cilësinë e shërbimeve dhe papastërtinë, por edhe për çmimet. Turizmi është parë si punë vetëm për tre muaj, pasi gjatë pjesës tjetër nuk ka punë. Do rishikohet ligji për turizmin. E kemi filluar në Korçë dhe do të vijojmë edhe ne vende të tjera. Përmes ndryshimit të ligjit sigurisht edhe tregu do rregullojë edhe pjesën e çmimive. Shteti harton politika dhe rregullon ligjet. Çelësi i suksesit partneriteti publik dhe privat. Mendoj se do të sigurojmë rritje 2-3% të të ardhurave nga turizmi.

Është i mjaftueshëm fondi i vënë në dispozicion?
Sipas buxheti të vitit 2014 krahasuar me vitin e kaluar rritja është 34%, fondi i promocionit për Shqipërinë është 2-fishuar. Pjesëmarrja në panaire të ndryshme është një formë si dhe bashkëpunimi me median. Sipërmarrja private falë lehtësirave që do i ofrojmë të bëjë të mundur rritjen numrit të turistëve dhe zgjatjen kohës së qëndrimit në Shqipëri

(a.h/a.n/BalkanWeb)