+355 67 67 677 pgj@plat.org

Shoqëria Civile ka kërkuar gjatë ditës së premte që në Kodin Zgjedhor të respektohet kuota e përfaqësimit prej 30 përqindësh të deputeteve femra. Nëpërmjet një deklarate përfaqësues të Rrjetit për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri deklaruan se kjo përqindje minimale e domosdoshme përfaqësimi duhet të shtrihet edhe në 30 përqind të kryetarëve të Bashkive, Komunave dhe Këshillave vendorë në të gjitha nivelet.

 

“Kodi i ri Zgjedhor, të garantojë se të paktën 30 përqind e deputetëve në Kuvendin e ardhshëm do të përbëhet nga gra e vajza. Kjo përqindje minimale e domosdoshme përfaqësimi duhet të shtrihet edhe në 30 përqind të kryetarëve të Bashkive, Komunave dhe Këshillave vendorë, në të gjitha nivelet. Kodi të garantojë se 30 përqind e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të jenë gra dhe vajza; forcimin e sanksioneve ose refuzimin e listave të Partive Politike që nuk zbatojnë kuotën minimale 30 përqind; fuqizimin dhe zbatimin e sanksioneve për eliminimin e votimit familjar”, tha Mirela Arqimandriti, përfaqësuese e këtij rrjeti.

 

Ato kërkuan gjithashtu zbatimin e sanksioneve të rënda ndaj eliminimit të votimit familjar një fenomen që është ndeshur shpesh në shumë zona të vendit.

 

Burimi:

http://www.albeu.com/kryetitull/kodi-zgjedhor-femrat-kerkojne-30-perqindeshin/62468