Angazhohu

 

Pjesëmarrja në vendimmarrje është një term i gjerë që përfshin disa kuptime të pjesëmarrjes direkte të qytetarëve në jetën politike, ekonomike, sociale si dhe shumë fushave të tjera. Në mënyrën ideale të pjesëmarrjes në vendimmarrje çdo aktor duhet të ketë zërin e tij në vendimet që merren dhe ndikojnë në jetën e tij.  Për këtë arsye,  angazhimi i grave qoftë edhe vullnetarisht luan një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin dhe emancipimin e tyre, si një si një parakusht për arritjen e një zhvillimi të përgjithshëm dhe të plotë të vendit.

 

Angazhohu në aktivitetet e organizatave apo intitucioneve të ndryshme. Kërko të marrësh pjesë në seancat e ndryshme të Këshillit të Komunës apo Bashkisë, përdore të drejtën tënde të informimit.

 

Organizo dicka të vlefshme për komunitetin tënd ose bëhu vullnetar në një iniciativë të përbashkët të komunitetit.

 

Mbështeti gratë dhe organizatat që luftojnë për barazi gjinore. Shkruaj një opinion dhe publikoje në platformën virtuale. Na shkruaj për problematika, sygjerime dhe ide të ndryshme të cilat mendon se mund të bjënë një ndryshim në komunitetin tënd, për ty, për gratë, për familjen, për politikën.

 

Ndryshimi i vërtetë fillon nga ti!

*******************************************************************

Informo

  Kjo platformë synon të përmbledhë statistikat në lidhje me përfaqësimin gjinor në vendimmarrje dhe t’i bëjë ato të aksesueshme lehtësisht nga çdo qytetar, organizatë apo institucion i interesuar. Gjithashtu nëpërmjet përmbledhjes së të gjithë studimeve, hulumtimeve e publikimeve që janë realizuar dhe do vijojnë të realizohen nga organizma publikë apo jopublikë, synojmë të krijojmë […]

Lexo me teper

Dhuro

  Nëse ke dëshirë dhe mundësi mund të bëhesh pjesë e kësaj iniciative duke dhënë kontributin tënd në formën e një mëbshtetje finaciare në mënyrë që kjo Platformë të zhvillohet dhe fuqizohet. Kontributi yt do të ishte një ndihmë për të mundësuar përparimin e synimit tonë për emancipimin dhe informimin e grave.   Intesa San […]

Lexo me teper