+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rezultatet e monitorimit të Medias Online gjatë fushates për Zgjedhjet Parlamentare 2017 në Shqipëri, tregojnë që burrat ishin burim i lajmeve gjashtë herë më shumë në krahasim me gratë.

Monitorimi i çështjeve gjinore dhe medias gjatë fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare 2017 është një nismë që synon të analizojë pjesëmarrjen e grave dhe burrave ne Media dhe zbatohet nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” falë mbështetjes së National Endowment for Democracy.