Edlira Bode

Edukimi:

 

Znj. Edlira Bode Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në Otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Ka shërbyer për disa vite si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të rrethit të Devollit.

Veprimtaria:

 

Që prej vitit 2008 punon si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015–2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës dhe që prej Majit 2016 drejton me sukses Spitalin Rajonal të Korçës. Angazhimin politik e ka filluar si anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe në tetor 2016 zgjidhet Sekretare Organizative e PS për Bashkinë Korçë. Zotëron shumë mire gjuhën italiane dhe atë angleze.


  

Komento