+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarje” me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) dhe UN Women organizoi tryezë të rrumbullakët me qytetarët aktivë të Lezhës dhe Kandidatet gra dhe vajza të partive të ndryshme për Zgjedhjet Parlamentare 2017.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte t’u japë mundësinë grave dhe vajzave nga parti të ndryshme politike të diskutojnë në lidhje me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në Zgjedhjet Parlamentare 2017 dhe kontributin që mund të japin gratë e vajzat si pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, si nje zë i fortë për komunitetin dhe për qytetarët.

Te pranishme në këtë Tryezë për të diskutuar ishin kandidatet: Gjystina Golloshi, Elida Hafizi, Elda Hoti dhe Adriana Janku.

Për më shumë informacion klikoni linkun:

https://www.facebook.com/RrjetiBaraziNeVendimmarrje/photos/pcb.1726370307403764/1726359514071510/?type=3&theater