+355 67 67 677 pgj@plat.org

Tetë vite më parë, Parlamenti Shqiptar prezantoi kuoten gjinore në Kodin Elektoral si një përkushtim politik ndaj pjesëmarrjes të barabartë dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në vendimmarrje. Megjithatë, vetëm 13% e grave u zgjodhën në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë Zgjedhjeve Parlamentare 2013. Sot, ne kemi 32 gra pjesëmarrëse në Parlament në sajë të sanksionit në lidhje me barazinë gjinore, që ndihmon që të gjitha vendet bosh ku është konstatuar shkelje, duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar deri sa të arrihet kuota gjinore. Për shkak të mungesës së përkushtimit për një Demokraci të Barabartë të partive politike, ju ftojmë të mbështesni lëvizjen tonë! Ne jemi pjesë e ndryshimet!  Të bashkuar për të mbështetur Barazinë!!!

Veproj! Votoj! Mbështes Barazinë: Përfshiju sot

Nëse dëshironi të mbështesni Demokracinë e Barabartë për Zgjedhjet Parlamentare në 2017, bashkohu me ne!

Ne po kërkojmë për 10 qytetarë aktivë që të përfshihen në Lëvizjen tonë në secilin nga 12 Qarqet e Shqipërisë. Regjistrohu dhe Koordinatorja Lokale ose Koordinatori lokal në qytetin tuaj do t’ju kontaktojë për t’ju treguar se si të bëheni pjesë e Lëvizjes.

Na dërgoni aplikimin tuaj në adresën: barazinevendimmarrje@gmail.com brenda dates 10 Shkurt 2017. Ne do t’ju lidhim me koordinatoren apo koordinatorin e qytetit tuaj!

 

Format Aplikimi per Qytetare Aktive