+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” ka hapur thirrjen për 6 Koordinatorë Lokalë (1 koordinator/e në secilin prej 6 qyteteve: Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, dhe Vlorë) në kuadër të projektit  “Aktivizmi Qytetar për Demokraci të Barabartë në Zgjedhjet Parlamentare 2017”,  me mbështetjen e National Endowment for Democracy, i cili ka si fokus promovimin dhe rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimin e grave në politikë.

Koordinatorët/et lokalë/e në qytetin përkatës do të asistojnë në organizimin e aktiviteteve të mëposhtme për secilin qytet:

  • 1 Trajnim me qytetarët aktivë,
  • 2 Pika të Informimit,
  • 1 Tryezë e Rrumbullakët me qytetarë dhe gra e vajza në politikë dhe në vendimmarrje,
  • Realizimin e 3 Eventeve Mediatike

Data e fundit për të paraqitur aplikimin: 08 Dhjetor 2016

Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni dokumenteve bashkëlidhur:

thirrje-per-aplikim-per-koordinator-lokal-dhe-koordinatore-lokale thirrje-per-aplikim-per-koordinator-lokal-dhe-koordinatore-lokale