+355 67 67 677 pgj@plat.org

Shqipëria është përmirësuar në renditje për sa i përket Raportit të Barazisë Gjinore 2016 të ‘World Economic Forum’. Vendi ynë renditet i 62-ti nga 144 vende të anketuara. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përmirësuar në renditje me 8 vende. Sipas ‘World Economic Forum’, pika e fortë e Shqipërisë, për sa i fuqizimit politik të grave dhe vajzave, është numri i grave dhe vajzave qe kanë poste ministrore.

Papunësia

Në Shqipëri, papunësia për individët mbi 18-vjeç është më e madhe te burrat dhe djemtë se sa te gratë dhe vajzat. Sipas të dhënave të Raportit të Barazisë Gjinore 2016, papunësia e pjesës së popullsisë gra dhe vajza është 12%, ndërsa për pjesën e burrave dhe djemve është 15%.

 

Të punësuar në mënyrë informale

 

Në Shqipëri ka më shumë burra dhe djem që janë të punësuar në mënyrë informale se sa vajza dhe gra, sipas Raportit të Barazisë Gjinore. E thënë në shifra, 49% e burrave dhe djemve të punësuar janë në mënyrë informate, ndërsa gratë dhe vajzat e punësuara në mënyrë informale përbëjnë 33% e grave dhe vajzave të punësuara.

Punësimi me kohë të pjesshme

 

Raporti i Barazisë Gjinore 2016 tregon se përqindja e grave dhe vajzave që punojnë me kohë të pjesshme është më e lartë se përqindja e burrave dhe djemve. Sipas të dhënëve, me kohë të pjesshme punojnë 27% e grave dhe vajzave dhe 18% e burrave dhe djemve të punësuar.

Marre nga: http://www.gazetadita.al/barazia-gjinore-shqiperia-permiresohet-ne-renditje-me-8-vende/