+355 67 67 677 pgj@plat.org

Jemi me fat që jetojmë në një botë perëndimore ku femrat mund të flasin kundër stereotipeve. Është një privilegj. Barazia gjinore dhe feminizmi nuk ka të bëjë me “urrejtjen ndaj meshkujve” apo idenë e “supermacisë femërore”. Është pikërisht e kundërta. Përcaktimi i feminizmit është, “një person që beson në barazinë shoqërore, politike dhe ekonomike të dy gjinive”. Është kaq e thjeshtë. Nëse beson në këto gjëra, do të thotë se je feminist. Feminizmi mund të interpretohet edhe si zotërim i gjinisë së saj nga ana e vetë femrës, ashtu siç meshkujt bëjnë, të veshin rroba që i bëjnë ato të ndjehen më mirë, ose të shfaqin trupin e tyre, jo për të tërhequr vëmendjen e meshkujve, pa u thirrur ‘kurvë’ apo të frikësohen nga kërcënimet e sulmeve seksuale.

Kohët e fundit kemi dëgjuar shpesh se çfarë do të thotë të jesh “mashkull” dhe çfarë do të thotë të jesh “femër”. Nuk do të thotë asgjë, thjeshtë krijohen diferencime biologjike. Duke bërë këtë lloj ndarje  të këtyre dy fjalëve më shumë se sa për të përshkruar gjininë biologjike të njeriut, ne krijojmë një stereotip që nuk është gjë tjetër veçse i dëmshëm për ne. Duke përdorur fjalë si “vajzërore” apo “burrërore”, ne bëhemi pjesë e stereotipit të gjinisë pa dashur ose jo.

Ne jetojmë në stereotipin gjinor pa e kuptuar një gjë të tillë, ne kemi lindur me të, kemi luajtur me lodra të projektuara për gjininë tonë, luajmë sporte që gjinia tjetër nuk mundet, dhe duhet shumë që disa njerëz të pranojnë eksiztencën e saj dhe padrejtësinë që bëhet për dy gjinitë. Nëse duam barazi, do të duhet më shumë se sa të paguash femrat aq sa meshkujt, apo t’u japësh atyre të njëjtat mundësi si meshkujt.

Nëse me të vërtetë duam barazi, duhet që të gjithë të marrim një vendim për të braktisur shprehjet si “çfarë do të thotë të jesh mashkull” dhe të anasjelltën e saj. Nëse vërtetë duam barazi, duhet të bëjmë më të mirën tonë për të injoruar dallimet gjinore, dhe të ndalemi së konkuruari me njëri-tjetrin. Duhet të ndalim së krahasuari veten tonë me të tjerë, sidomos me njerëzit e së njëjtës gjini, sepse kjo na lë një ndjenjë pasigurie dhe fillojmë të dyshojmë për veten.

Ne duhet të ndalim së bëri presion njëri-tjetrit për t’u përshtatur me këtë stereotip i cili nuk na lë mundësinë për të shprehur veten tonë. Dhe mbi të gjitha, nëse duam me të vërtetë barazi, duhet të ndalim së foluri. Të ndalim së foluri për gjinitë, të ndalim së folur për preferencat seksuale të një personi, të ndalim së foluri nëse një person përshtatet me këtë stereotip ose jo, dhe mbi të gjitha të mos lejojmë gjininë të na përcaktojë ne.

Përshëndetje të përzemërta,
Ed, 15 vjec

http://www.telegraph.co.uk/news/celebritynews/11126520/15-year-old-boys-magnificent-letter-about-Emma-Watsons-UN-speech.html