+355 67 67 677 pgj@plat.org

Autorët e një raporti të ri parashikojnë se mund të duhen 170 vjet për të zhdukur pabarazinë tek pagat dhe mundësitë e punësimit për burrat dhe gratë, ndaj kanë bërë thirrje për veprime urgjente për të mbyllur hendekun e barazisë gjinore.

Raporti nga Forumi Ekonomik Botëror, I mirënjohur për  profilin profesional , ka gjetur se pabarazia ekonomike ndërmjet grave dhe burrave është në rritje në mbarë botën,  edhe pse hendeku mes tyre është mbyllur në masa të tjera si arsimi.

Në aspektin e të ardhurave dhe të punësimit, hendeku gjinor është zgjeruar 59% në  katër vitet e fundit, pabarazia ka prekur  një nivel të ngjashëm me atë të  thellimit të krizës financiare në vitin 2008. Vitin e kaluar, FBE parashikoi se barazia ekonomike do të arrihet pas 118 vitesh. Këtë vit, ky institucion me seli në Gjenevë ka llogaritur se hendeku do të zgjasë deri në 2186, pra duhen  170 vjet  për t’u mbyllur.

Në vitin e tij të 11-të, raporti mat mospërputhjet relative ndërmjet grave dhe burrave në katër fusha kryesore: shëndetësore, arsimit, ekonomisë dhe politikës. Raporti thekson se më shumë se një dekadë mbledhjeje të dhënash del konkluzioni se progresi është akoma shumë i ulët për të realizuar ose kuptuar potencialin e plotë të gjysmës së njerzimit.

Autorët, Richard Samans dhe Saadia Zahidi, thanë se shpresonin që raporti “do të shërbejë si një thirrje për veprim për qeveritë, për të përshpejtuar barazinë gjinore nëpërmjet politikave të guximshme,  të biznesit, për të përcaktuar përparësitë e barazinë gjinore si moral thelbësor, dhe që  të gjithë të bëhemi shumë të vetëdijshëm për zgjedhjet që bëjmë çdo ditë dhe ndikimin gjinor që kanë në nivel global. Hendeku ekonomik shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë gratë që paguhen pothuajse gjysmën e asaj që marrin burrat, duke punuar mesatarisht 50 minuta më shumë në ditë dhe kanë shanse të pakëta për të arritur role drejtuese.
Zahidi ka fajësuar rritjen e ngadalshme ekonomike për të mbajtur gratë jashtë fuqisë punëtore dhe shtoi se, pasi bëmë disa përparime tani jemi duke goditur një grimë në mur përsa I përjet  politikave për të ndihmuar gratë në vendin e punës.

Në një shkallë të përgjithshme, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin dhe politikën, hendeku gjinor mund të mbyllet për 83 vjet në 107 vendet e përfshira në raportin e vitit 2006 – e cila përfshin në statistikë vetëm  vajzat e lindura sot “

Hendeku  i arsimit mund të mbyllet në 10 vjet, ndërsa pabarazia në politikë – që ka hendekun më të madh, pavarësisht se ka mbyllur 23% – duhet të përfundojë në 82 vjet për shkak të ritmit të shpejtë të përmirësimit që nga viti 2006, kur ishte 14%.

Këtë vit, janë përfshirë  144 vende. Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia janë katër të parat, ndërsa Ruanda zë vendin e pestë.

Mbretëria e Bashkuar është ngritur me 20 pozicione nga vendi i 18-të në renditjen e përgjithshme, cka do të thotë që ndodhet në 10 vendet e para.

https://www.theguardian.com/business/2016/oct/25/gender-pay-gap-170-years-to-close-world-economic-forum-equality