+355 67 67 677 pgj@plat.org

Me qëllim ngritjen e zërit të gruas nëpërmjet medias, rritjen e pjesëmarrjes së tyre dhe përmirësimin e imazhit të tyre në Media, Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” po zbaton këtë nismë me mbështetjen e National Endowment for Democracy, duke patur në fokus zvogëlimin e hendekut gjinor, duke i bërë gratë më vizibël dhe vendimmarrjen më të fuqishme në Media dhe në shoqëri .

Si pjesë e kësaj nisme, Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” ka realizuar monitorimin e parë të medias në Shqipëri duke patur si fokus studimin e statusit të grave dhe vajzave në Media: “Çështjet Gjinore dhe Media në Shqipëri”.

Qasja e monitorimit të medias është bazuar në Indikatorët me Ndjeshmëri Gjinore për Median të hartuara nga UNESCO. Për të analizuar çështjet gjinore në Media janë monitoruar Media kombëtare dhe lokale përgjatë 30 ditëve (1 Qershor 2016 – 30 Qershor 2016), duke përfshirë 10 stacione televizive kombëtare dhe lokale (Edicionet e lajmeve, emisionet e mëngjesit dhe emisionet e mbrëmjes), 5 gazeta dhe 8 media online. Analiza e kryer është bazuar në pjesëmarrjen dhe portretizimin e grave në Median shqiptare, duke u bazuar tek burimet, të ftuarit dhe tek temat. Titujt dhe përmbajtjet, tek të cilat nuk mund të identifikohet përkatësia gjinore e fokusit apo e burimit të ngjarjes, janë shënuar si kategori që nuk kanë përkatësi gjinore. Në total janë analizuar 5,300 lajme dhe ngjarje duke u bazuar në temat e trajtuara në media sipas gjinive

Studimi i plotë: Ceshtjet Gjinore dhe Media ne Shqiperi