+355 67 67 677 pgj@plat.org

Në kuadër të Studimit “Kuota Gjinore dhe Zhvillimi Lokal në Shqipëri” mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD në Shqipëri, rreth 60 intervistues lokalë – 30 burra dhe 30 gra – do të angazhohen në kryerjen e intervistave për anëtarët të Këshillave Bashkiakë në të gjithë Shqipërinë. Qëllimi i studimit është shqyrtimi i marrëdhënies midis kuotës gjinore dhe zhvillimit lokal në Shqipëri. Konkretisht, studimi do të fokusohet në marrëdhënien, komunikimin, dhe bashkëpunimin midis këshilltarëve të Këshillave Bashkiakë.

 

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi plotësoni dokumentet e mëposhtme:

 

Formular Aplikimi_Intervistues Lokal

 

Thirrje per aplikim_Intervistues Lokale

 

Dokumentet e plotësuara duhen dërguar në adresën: kuotagjinore@gmail.com brenda datës 15 korrik 2016.