+355 67 67 677 pgj@plat.org

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është shpallur fituese e International Opera Awards.
Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar me 15 maj 2016 në Teatrin Savoy të Londrës.

 

Sopranoja me famë botërore ishte e nominuar në kategorinë  Reader`s Award, dhe arriti të triumfonte me votat e dhena nga publiku boteror mes shumë figurave të shquara të artiti rus dhe latin si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Westbroek, etj.

 

Kushdo që përkushton gjithë jetën drejt pasionit të tij, është gjithmonë fitues”, deklaroi Jaho pas marrjes së çmimit ndërkombëtar.

Me rastin e ndarjes së çmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly.