+355 67 67 677 pgj@plat.org

Quhet Hysnie Kastrati dhe konsiderohet shqiptarja e parë që ka prezantuar një koleksion gurësh të çmuar. Vetëm pak ditë më parë ajo solli, në Itali, produktet e koleksionit të parë, të cilat shumë shpejt do të jenë në treg. Është 26 vjeçe, ka studiuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë për pedagogji të përgjithshme muzikore dhe më pas në Romë për shkenca politike. Pasioni për gurët e çmuar ka qenë më i madh se çdo gjë tjetër, ndaj Hysnia ka braktisur çdo profesion për të krijuar atë që do më shumë.

Prej sa kohësh e ke krijuar markën e diamanteve?
Në fakt kompaninë “La Maison du Diamant” e kam themeluar para 2 viteve, ndërsa firmën ka pak ditë që erdhën në jetë produktet e para, përkatësisht më 9 prill.

Konsiderohesh si shqiptarja e parë me një firmë diamantesh. Si të ka lindur ideja? 

Ideja ka lindur diku gati para 4 viteve kur unë fillova të punoja me disa kompani “Jewellery and Diamonds” me seli në Antwerpen dhe unë bëja shitjen e këtyre produkteve në Itali. Dhe duke e parë nga afër se si zhvillohej kjo punë, atëherë vendosa ta bëj edhe unë linjën time të stolive me gurë të çmueshëm.

Pasi ia propozove këtë ide familjarëve, si e pritën? 

U është dukur diçka shumë e madhe! Madje edhe e parealizueshme sepse në të vërtetë ishte diçka shumë e madhe që donte shumë mund, por falë këmbënguljes time që nuk u dorëzova asnjëherë, ata me kalimin e kohës e kuptuan dhe falë ndihmës së tyre, sidomos të babit tim, arrita ta realizoj këtë gjë.

Ke menduar që të shiten në Shqipëri apo jashtë? 

Po natyrisht! Pas lancimit të produkteve të para më 9 prill, tani jemi duke punuar për katalogun e tyre për t’i lancuar në treg, pasi produktet akoma nuk janë gati për treg, por do jenë menjëherë pas përfundimit të katalogut ku fotot do zhvillohen në Paris me fotografin Endrit Mërtiri. Së pari, do të lancohen në tregun italian, pastaj në Vjenë, Zyrih, Dusseldorf, Istanbul, Londër, Nju Jork dhe padyshim në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkohë, me çfarë merresh tjetër? 

Kjo është puna e vetme që e bëj!

Pasi e kaluar këtë sfidë, mendon se tashmë puna jote do të jetë më e lehtë? 

Jeta është e mbushur plot me sfida! Unë e kalova këtë sfidë të parë, por natyrisht që më presin edhe sfida të tjera në këtë rrugë që kam nisur. Normalisht, unë bëra një hap të rëndësishëm në jetën time dhe mendoj se do jetë pak më e lehtë.

Versioni i plote: http://www.shekulli.com.al/p.php?id=417259