+355 67 67 677 pgj@plat.org

Është shqiptare dhe prej 15 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa prej 8 vitesh punon te rrjeti gjigant CNN. Fjala është për Alba Priftin. Ajo u shpërngul me familjen në Amerikë kur ishte 15 vjeçe dhe që në shkollë të mesme kishte ëndërr CNN-in. Pasi u diplomua, ëndrra iu bë realitet. Aktualisht, ajo është pjesë e departamentit të quajtur “International Newsgathering”, ku puna e saj është mbledhja e informacioneve, detajeve, fotove, videove për lajmet më të fundit nga bota. Ky departament është pika e parë e kontaktit mes gazetarëve të shpërndarë nëpër botë dhe qendrës së CNN-it në Atlanta.

Kur jeni larguar nga Shqipëria?

Jam larguar në 11 mars të vitit 2000. Pas një procesi 1.5 vjeçar të bërjes së dokumenteve dhe intervistave, unë bashkë me familjen, u shpërngulëm në Lakewood, Ohio.

Keni kujtime nga ajo periudhë kur ishit këtu?

Kam shumë kujtime, sepse isha gati 15 vjeçe kur u largova. Shumë gjëra që janë pjesë e themelit të karakterit tim dhe sot e kësaj dite, janë rezultat të ambientit dhe kulturës shqiptare. Kujtimet më të bukura janë ato të shkollës, të të rriturit pranë kushërinjve dhe të afërmve. Muajt e verës që i kaloja në fshat te gjyshi me motrën dhe me kushërinjtë e mi. Të qënurit kaq larg nga të gjithë më ka bërë t’i çmoj akoma më shumë ato kujtime.

 

 

Si e kishit menduar Amerikën dhe si e gjetët?

Siç ndodh në këto raste dhe unë mendoja se Amerika do ishte si në filma. Prisja të shihja Zak Morris në korridoret e shkollës dhe mot tropikal si në Bayëatch. Hamendësova se do kisha shumë shoqe me flokët bionde dhe sytë blu. Pastaj, kur u ul avioni në fillim të marsit dhe kishte akoma goxha borë gjithandej, m’u prishën të gjitha ëndrrat. Lakewood, duke qenë pranë liqenit Erie (që është me përmasa sa deti Adriatik) dhe shumë në veri, ishte gjithnjë shumë i ftohtë deri në prill. Në shkollë kisha vështirësi me gjuhën, si dhe me kulturën. Në një gjimnaz të madh si ai që hyra unë, e pata të vështirë të bëja shoqëri të ngushta menjëherë.

 

Si arritët të punonit për CNN?

Që në shkollë të mesme e kisha ëndërr CNN-in. Nuk më shkonte kurrë në mendje që mund të pranohesha pa asnjë eksperiencë punë ndaj dhe nuk aplikova fare aty fillimisht. Por, një mik i mirë që studionte të bëhej prift në të njëjtin universitet si unë, më inkurajoi ta provoja. CNN-i ofron vende pune për nxënës të sapo diplomuar, fillestarë po themi, dhe kështu hyra dhe unë.

 

Cilat ishin vështirësitë që hasët në fillim?

NĂ« fillim, kisha dĂ«shirĂ« tĂ« bĂ«ja shumĂ«, por mundĂ«sitĂ« i kisha tĂ« pakta. Sepse nuk njihja njeri nĂ« sektorĂ«t e ndryshme tĂ« CNNit dhe nuk kisha si tĂ« ecja pĂ«rpara. Kjo mund tĂ« mĂ« kishte dekurajuar, por kur e mendoja qĂ« kisha njĂ« shans tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« ngulur rrĂ«njĂ«t nĂ« njĂ« nga organizatat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« medies, mĂ« vinin vetĂ« forcat dhe idetĂ« pĂ«r t’i ndryshuar gjĂ«rat. Fillova tĂ« pyesja kolegĂ«t dhe punonjĂ«sit e kafenesĂ« “Starbucks” pĂ«r referenca. Dhe fillova tĂ« kontaktoja gazetarĂ«, drejtorĂ«, redaktorĂ« qĂ« punonin nĂ« godinĂ«n shumĂ«katĂ«she tĂ« CNN-it, duke e filluar muhabetin me: “Ne nuk njihemi, por ja po prezantohem tani….”. Nuk po pĂ«rmend kĂ«tu vĂ«shtirĂ«sinĂ« e tĂ« qĂ«nurit 12 orĂ« larg prindĂ«rve dhe motrĂ«s. MĂ« merrte malli pa fund pĂ«r ta, dhe akoma mĂ« merr, megjithĂ«se i shoh mĂ« shpesh tani. Por nĂ« ato kohĂ«, rrogĂ«n e kisha fare tĂ« vogĂ«l dhe Ă«ndrrat shumĂ« tĂ« mĂ«dha.

 

 

A do të ktheheni ndonjëherë për të shërbyer në gazetarinë që bëhet këtu?

Jam krenare për origjinën time dhe do isha po aq krenare të punoja si gazetare aty, por jetën tani e kam këtu. Po të kthehem do ta filloj nga e para në Tiranë dhe ky lloj vendimi kërkon kurajë, që unë nuk e kam gjetur te vetja tani për tani. Si do e cilësonit punën e gazetarit, duke bërë një krahasim në këto dy vende? Është e vështirë të krahasosh gazetarinë amerikane me atë shqiptare. Që nga formati, si dhe prezantimi ato ndryshojnë shumë. Por ajo që uroj të vazhdoje t’i shtyjë përpara gazetarët është dëshira për të informuar publikun dhe ruajtja e së vërtetës. Thuhet se, gazetaret kanë sediljet e para teksa zhvillohet historia e botës. Është përgjegjësia jonë të tregojmë të vërtetën siç ndodh.

Versioni  i plote: http://www.shekulli.com.al/p.php?id=378521