+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ishte viti 1999 kur ato së bashku me prindërit e tyre janë larguar nga qyteti i Patosit në drejtim Anglisë. Me mbërritjen atje, ishte fiks koha kur motrat Detina dhe Argita Zalli nisën shkollën e mesme dhe jeta e tyre mori një tjetër drejtim.

Sot, ato janë të dyja kërkuese shkencore post-doktorale, të dyja të specializuara në fushën e mjekësisë molekulare. Argita punon në Universitetin e Londrës, e specializuar në fushën e kërkimeve të imunologjisë. Ndërsa Detina, e fokusuar në kërkimet e kurave mbi kancerin, po punon në tezën e saj post-doktorale në laboratorin prestigjioz të Fakultetit të Mjekësisë në Harvard.

 

Nuk kanë ndarë bashkë vetëm frikën kur i arratiseshin Shqipërisë problematike, bashkë me familjen mbyllur në një maune që i shpinte drejt Britanisë së Madhe. Nuk kanë ndarë vetëm trishtimin kur i përbuznin në shkollë si emigrante, e as vështirësitë për t’u shkolluar. Bashkë kanë ndarë të njëjtin pasion, të cilin e kanë marrë me doza identike njëlloj si tiparet e tyre; pasioni për shkencën.

 

Argita punon në Universitetin e Londrës dhe çon punimet e projektit të saj çdo ditë e më përpara. Momentalisht po studion efektin e agonistëve B2 në funksionin e imunitetit. “Sapo hyj në qendrën kërkimore të gjithë më thërrasin: vampirja. Pasi kërkimi im ka nevojë për shumë monstra gjaku”, – rrëfen Argita duke qeshur.

Ndërsa Detina, e fokusuar në kërkimet e kurave mbi kancerin po punon në tezën e saj post-doktorale në laboratorin prestigjioz të Fakultetit të Mjekësisë në Harvard. Ajo është kërkuesja shkencore dhe lektorja më e re e Harvardit dhe nëse dikush e sheh pa përparësen e bardhë e pa syze, me atë buzëqeshjen e çiltër dhe flokët e gjatë, do e ngatërrojë me patjetër me ndonjë studente.

Për nder të tyre, në maj 2015, u mbajt në Harvard aktiviteti ‘’Good Morning Hope’’ (Mirëmëngjes shpresë), ku motrat Zalli rrëfyen jetëshkrimin e tyre.

Version i plote: http://www.gazetadita.al/binjaket-shqiptare-qe-flasin-gjuhen-e-shkences-ne-bote/