+355 67 67 677 pgj@plat.org

Një imazh pozitiv i gruas mund të ndikojë në ndryshim brenda 5 minutave. Imazhet kanë një ndikim të fuqishëm tek njerëzit – dhe kjo është e rëndësishme të mbahet parasysh kur edukojmë brezin e ri që do të na udhëheqë.

 

Vetëm duke parë foton e një gruaje të rëndësishme mund të ndikojë në sjelljet dhe qëndrimet e vajzave. Iris Bohent, profesoreshë në politikat publike në Shkollën e Qeverisjes John F.Kennedy të Harvardit, u shpreh për Caroline Modaressy në HuffPost – Teheran në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, Zvicër.

“Duke iu shfaqur vajza të reja, për shembull, një imazh të Hilari Klintonit apo të Anxhela Merkelit, apo të një një gruaje tjetër lidere, ato mund të mbajnë fjalime më të fuqishme.”

Bohnet i nxiti liderat të kenë parasysh ndikimin që ata mund të kenë tek të rinjtë.

 

“Mendo për portretet në muret tona”, shprehet ajo. “A janë ato portrete vetëm të udhëheqësve burra, po të një shumëllojshmërie të udhëheqësve?

 

Lexoni intervistën e plotë: Iris Bohnet Profesore në Harvard mbi Modelet e Roleve & Imazhet e Grave