+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” është një organizatë, jo-fitimprurëse. Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” është rrjeti i grave aktive në partitë politike, në shoqërinë civile dhe në Media, e themeluar në 2008 nga një grup i grave, pjesë e Programit të NDI “Zhvillimi Liderve të rinj politik – Gratë në Advokaci”. 90% e anëtarëve të Rrjetit janë gra aktive në politikë nga i gjithë spektri politik në Shqipëri, duke ruajtur ekuilibrin e partive politike të majta dhe të djathta, dhe pjesa tjetër e anëtareve janë përfaqësuese të medias dhe shoqërisë civile, që punojnë për të arritur qëllimin e tyre të përbashkët.

Rrjeti ka për qëllim të arrijë barazinë gjinore në vendimmarrje, të fuqizojë rolin e grave në shoqërinë dhe politikën shqiptare, të përmirësojë jetën e grave duke mbështetur zgjedhjen e më shumë grave në postet publike me anë të përdorimit të proçesit politik për të advokuar për nevojat e tyre. Pjesa më e madhe e aktiviteteve të organizuara nga Rrjeti i Grave kanë në fokus promovimin dhe përfshirjen e grave në politikë , në vendimmarrje dhe në media. Tashmë, Rrjeti është duke punuar në rritjen e vizibilitetit të grave dhe promovimin e imazhi gjinor jo të diskriminuar të grave dhe vajzave në Media.

Ju lutemi, për më shumë informacion vizitoni faqen tonë në internet: www.platformagjinore.al

 

 

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” po kërkon për Intern. Nëse jeni student/e apo  diplomuar sëfundmi në një fushën e: gazetarisë, punës sociale, shkencave politike, filozofisë, historisë, sociologjisë apo IT, na dërgoni një jetëshkrim (CV) dhe letrën tuaj të motivimin duke shkruar arsyen përse dëshironi të punoni në një organizatë me në fokus barazinë në proçeset e vendimmarrjes.

 

Profili i internit

 

Interni duhet:

  • Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze dhe të jetë i aftë/e aftë komunikojë dhe të shkruajë me profesionalizëm
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe në zgjidhjen e problemeve
  • Të jetë fleksibël për të kryer një shumëllojshmëri të detyrave në punë

 

Termat dhe Kushtet:

  • Internshipi do të ketë një kohëzgjatje prej 6 muajsh
  • Aplikanti i suksesshëm do të nisë në fillim të muajit Mars 2016

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të ndihmojë në zbatimin e projekteve dhe në punën në zyrë
  • Të ndihmojë në përditësimin e Platformës Virtuale dhe në punën e Rrjetit
  • Të jetë aktiv në organizimin e aktiviteteve të Rrjetit, dhe në veçanti në organizimin e aktiviteteve të projektit, si: trajnime, tryeza të rrumbullakëta, fushata ndërgjegjësuese, takime lobuese, etj.
  • Të marrë pjesë në aktivitete sëbashku me anëtarët e Rrjetit dhe të mbajë shënimet përkatëse
  • Të monitorojë median për informacione të rëndësishme lidhur me barazinë gjinore
  • Të monitorojë mediat sociale të Rrjetit
  • Të ndihmojë në detyrat administrative dhe logjistike
  • Të përkthejë informacion dhe dokumentet të tjera nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas
  • Të punojë me bazën e të dhënave për anëtarësimin dhe listën e kontakteve

 

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni një letër të shkurtër motivimi dhe një jetëshkrim në adresën barazinevendimmarrje@gmail.com brenda 14 February 2016.

Shkarkoni: Thirrje e Hapur per Intern