+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ky është botimi i katërt për Statusin e Grave në Sh.B.A nga Qendra e Medias së Grave. Raporti për Median është përmbledhja vjetore për të gjitha platformat e mediave – lajme, letërsi, filma, televizion, radio, sport, revista, teknologji, lojra dhe media sociale.

 

Raporti hedh dritë mbi disa përmirësime në këtë industri, por, në përgjithësi, rezultatet janë të qarta: Media në të gjitha platformat po bën që gratë të dështojnë.

Studimi që Qendra e Medias së Grave ka realizuar në një sektor-industrinë e lajmeve- nënvizon që gratë, të cilat janë më shumë se gjysma e popullsisë, raportohen në një shkallë të konsiderueshme më të ulët se burrat. Në lajmet e mbrëmjes, gratë janë në kamera 32 për qind të kohës; në shtypin e shkruar, gratë raportojnë 37 përqind të mbulimit; në internet, gratë mbulojnë 42 për qind të lajmeve.

 

Studimi i plotë: wmc.3cdn.net/83bf6082a319460eb1_hsrm680x2.pdf