+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e USAID-it nëpërmjet Assist Impact realizoi 3 trajnime për 60 gazetarë për raportimin e ndjeshëm gjinor në qytetin e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës në kuadrin të nismës “Zëri i Gruas në Media”

Mungesa e integrimit gjinor në media po ndikon në rritjen e pabarazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave politikë në Shqipëri. Mediat shqiptare priren të shtrembërojnë rolin e gruas në shoqëri. Pasojat e raportimit të pabarabartë dhe hiperseksualizimi në kulturën e medias janë serioze, që çojnë në një shtrembërim të figurës së grave duke ndikuar në pjesëmarrjen e tyre në shoqëri krahasuar me burrat. Burrat dhe gratë janë më së shumti të pranishëm në role tradicionale, me gra portretizuar si objekte të seksualitetit, të kujdesit, si viktima ose si konsumatorë. Publikimet më të zakonshme, që kanë në fokus grate, janë revista me tematika argëtuese, që trajtojnë modën dhe bukurinë. Për t’i dhënë fund diskriminimit gjinor në Media dhe për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në Media, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje zhvilloi 3 trajnime ndërgjegjësuese dhe informuese me gazetarë duke paraqitur mënyra të raportimit duke patur një qasje të ndjeshme gjinore në lajmet dhe programet e tyre.

12017615_1051988458175289_4803677889068508462_o

Trajnimet e kryera nga Valbona Sulce ofruan këshilla dhe rekomandime për raportimin e ndjeshëm gjinor. Trajnimi trajtoi tema, si: Gjinia dhe Advokim në Media, si të njohim dhe të integrojmë aspekte gjinore në raportimin mediatik, gjuhën neutrale gjinore, si të përzgjidhen imazhet e duhura për të shmangur keqpërfaqësimin dhe stereotipet dhe prezantim i Treguesve të Ndjeshëm Gjinor për Median nga UNESCO – Kategoria B: portretizimi gjinor në përmbajtjen e medias.

Në trajnim pjesëmarrësve iu shpërnda Toolkit-i për 12027090_1044042045636597_8860838431274414408_oraportimin e ndjeshëm gjinor. Udhëzues i parë edukativ mbi raportimin e ndjeshëm gjinor i publikuar në Shqipëri, që synon të informojë gazetarët në lidhje me rëndësinë e barazisë gjinore gjatë raportimit dhe të përgjegjësisë për paraqitjen e një ekuilibri gjinor në media.

Gjatë trajnimit, gazetarët shprehën mendimet e tyre mbi çështjet gjinore dhe Median. Emi Kalaja, kryeredaktore e Antena Nord TV u shpreh: “Unë kam ardhur në trajnim menduar që raportimi i ndjeshëm gjinor është i fokusuar në paraqitjen e sa më shumë grave në Media, si numër, por tani mund të kuptojmë që kjo paraqitje është më shumë se kaq: ka të bëjë me përfshirjen e grave dhe burrave nga një pikëpamje e raportimit asnjëanës, duke shmangur gjuhën dhe imazhin  që çojnë në diskriminim gjinor”.