+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje me mbështetjen e USAID nëpërmjet Assist Impact zhvilloi tri trajnime me 60 gra profesioniste mbi aksesin dhe pjesëmarrjen në Media në rrethin e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës në kuadër të nismës “Zëri i Gruas në Media”

 

Mungesa e integrimit gjinor në media po ndikon në përmirësimin e çështjeve gjinore dhe pjesëmarrjes politike të grave në Shqipëri.  Përfshirja e ulët e grave në sferën publike nuk po ndikon vetëm në vizibilitetin e grave, por gjithashtu përforcon stereotipet kulturore gjinore në rolin e grave dhe parandalon ato të përfshihen në shoqëri, sidomos në politikë. Në mënyrë që të promovohet më shumë gruaja në media dhe të rritet pjesëmarrja e tyre, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje ka zhvilluar 3 trajnime që u japin aftësitë dhe mjetet e nevojshmë grave të jenë të ftuara ose burime në Media.

SONY DSC

Trajnimet e zhvilluara nga Edlira Cepani kanë si qëllim të japin këshilla dhe rekomandime rreth pjesëmarrjes në media si: e folura në publik, vetbesimi, teknika se si të arrihet shfaqja mediatike, si të ndahen njohuritë dhe të paraqiten çështje për publikun e gjerë dhe të nxitet diskutimi. Trajnimi përmbajti tema, si: (1) Gratë dhe Media, (2) Strategjitë e aksesit në Media, (3) Profili Mediatik dhe (4) Praktika nëpërmjet regjistrimit me video dhe analiza e tyre. Gjatë trajnimit gratë profesioniste ndanë mendimet e tyre rreth çështjeve gjinore në Media. Albina Nuredini (inspektore pranë DAR dhe pjesëmarrëse në trajnim) theksoi: “Përqindja e grave që punojnë në institucionet publike është më e lartë se sa e burrave. Sidoqoftë, gjatë debateve televizive për reformën arsimore gratë nuk janë të ftuara. Mendohet që gratë nuk janë aq sa duhet profesioniste dhe të zgjuara për të folur për çështje të rëndësishme”.

                                                                                                                           report 1

Si pjesë të trajnimit, Edlira Cepani përgatiti një ushtrim praktik në të cilin gratë eksperte u nxitën të përgatisnin shfaqje të ndryshme mediatike: intervista, debate dhe deklarata publike. Pas regjistrimit në video, gratë qenë në gjendje të analizonin gjuhën e përdorur, gjuhën trupore, mesazhin dhe tonin dhe të jepnin disa rekomandime. Në përfundim të trajnimit, gratë profesioniste qenë në gjendje të kuptonin më mirë mjedisin aktual mediatik dhe të zhvillonin aftësi për të pozicionuar vetveten si folëse mediatike në fushën e tyre.  Trajnimi për gratë profesioniste mbi aksesin në media dhe pjesëmarrjen e tyre u paraqiti atyre mënyrat se si ato duhet të sfidojnë median në mënyrë që mesazhet e tyre të dëgjohen.