+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje ka krijuar një portal për të promovuar lidershipin e grave në politikë dhe në shërbimet sociale.

 

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje me mbështetjen e USAID nëpërmjet Assist Impact ka publikuar bazën e vetme online të të dhënave për gratë eksperte në  Shqipëri. Kjo bazë online e të dhënave është krijuar në kuadër të nismës “Zëri i Gruas në Media”. Baza e të dhënave online e grave eksperte ka si qëllim të promovojë gruan në fusha të ndryshme të ekspertizës dhe për t’i lidhur ato me institucionet publike, OJF-të, gazetarët, producentët dhe grupe të tjera mediatike që janë në kërkim të të ftuarve dhe për burimeve.

 

Bazuar në punën e përditshme dhe kërkimët të Rrjetit të Grave Barazi në Vendimmarrje, gratë profesioniste në Shqipëri kanë vështirësi për të qenë të pranishme në media. Gratë zakonisht janë të portretizuara në kategorinë e njerëzve të mesëm, në kontrast me burrat, që vazhdojnë të mbizotërojnë kategorinë e ekpertëve. Më tej, disa përfaqësues të medias janë shprehur që “nuk ka gra eksperte” dhe në se ka gra eksperte “ato nuk janë mjaftueshëm karizmatike për median”. Si rrjedhojë, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje ka krijuar bazën unike të të dhënave të grave profesioniste me qëllim përforcimin e vizibilitetit të grave në media, zgjerimin e mundësive  të grave për të qenë të pranishme në media, si të ftuara ose si burime, dhe për të ndryshuar bashkëbisedimin e medias rreth grave.

 

Baza e të dhënave të grave eksperte përfshin 60 profile të grave nga rrethi i Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat kanë qenë pjesëmarrëse gjatë trajnimit mbi aksesin dhe pjesëmarrjen në media, si pjesë e nismës “Zëri i Gruas në Media” me mbështetjen e USAID nëpërmjet Assist Impact. Gratë ekperte të përfshira në bazën e të dhënave nga fusha të ndryshme të ekpertizës, duke përfshirë: shëndëtësinë, biznesin, politikën e jashtme, korrupsionin, politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë, edukimin, teknologjinë dhe inovacionin, të drejtat e njeriut, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të tjera. Secila nga profilet e grave përfshin informacion mbi fushën e tyre të ekspertizës, një përshkrim të shkurtër të jetëshkrimit të tyre, një referencë të shkurtër të përvojës së tyre në media, si dhe një hapësirë kushtuar artikujve dhe publikimeve të tyre.

 

Baza e të dhënave është e hapur për këdo grua eksperte, që dëshiron të shfaqet në television ose në radio ose të jetë e pranishme në shtypin e shkruar ose në median online.

 

 

Gjeni një grua në politikë: www. platformagjinore.al/gra-ne-politike/

 

Për të aplikuar për të qenë pjesë e platformës: barazinevendimmarrje@gmail.com