+355 67 67 677 pgj@plat.org

Në kuadër të Zgjedhjeve Vendore 2015, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje, i mbështetur nga National Endowment for Democracy, ka organizuar tryezë të rrumbullakët me qytetarë në Korçë, Tiranë, Kukës dhe Gjirokastër në kuadër të projektit” Promovimi i Pjesëmarrjes së Gruas në Politikë në një Vit Zgjedhor”. Kandidatet gra nga parti të ndryshme politike (PS, PD, LSI, PBDNJ, etj) zhvilluan diskutim të hapur mbi çështjet komunitare, ndërgjegjësimin për pjesëmarrje të barabarta dhe përfaqësimin në vendimmarrje. Këto aktivitete kanë për qëllim mbështetjen e grave në politikë në qeverisjen vendore dhe dhënien e mundësisë për të arrijnë votuesit e mundshëm në komunitetin e tyre.