+355 67 67 677 pgj@plat.org

Në kuadër të Zgjedhjeve Vendore 2015, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje ka ndërmarrë iniciativën “Promovimi i Pjesëmarrjes së Gruas në Politikë në një Vit Zgjedhor”. Me mbështetjen e National Endowment for Democracy, një seri trajnimesh janë zhvilluar në Korçë, në Tiranë, në Kukës dhe në Gjirokastër me fokus Fushatën Zgjedhore dhe Marrëdhëniet me Publikun. 80 gra të spikatura dhe kandidate potenciale nga parti të ndryshme politike (PS, PD, LSI, PBDNJ, etj) u trajnuan së bashku rreth përdorimit të marketingut politik gjatë menaxhimit të fushatës zgjedhore dhe komunikimit publik me votuesit. Këto aktivitete kishin si qëllim të mbështesnin gratë në qeverisjen vendore dhe t’i pajisë ato me njohuritë dhe aftësitë e duhura për të fituar në një fushatë zgjedhore.