+355 67 67 677 pgj@plat.org

untitled

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në punimet e Sesionit të 131-te të Unionit Ndërparlamentar që po zhvillohet këtë javë në Gjenevë, në krye të delegacionit të përhershëm parlamentar shqiptar.

Kryetari i Kuvendit, Meta, shoqërohej prej deputetëve Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Jashtëm dhe Shpëtim Idrizi, anëtar i Delegacionit të Përhershëm pranë PDIU-se.

Në këtë sesion debati i përgjithshëm u përqëndrua në çështjen e arritjes së barazisë gjinore dhe dhënien fund dhunës ndaj grave.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u ftua të mbajë një fjalë përshëndetëse në debatin e Sesionit të 131-te të Unionit Ndërparlamentar dhe pasi prezantoi gjendjen aktuale në Shqipëri, theksoi faktin se si Parlamenti dhe Qeveria janë të angazhuar plotësisht për të promovuar barazinë gjinore, të çrrënjosin dhunën me bazë gjinore dhe të avancojnë të drejtat e grave.

 

“Shqipëria e ka shtrirë punën e saj për barazinë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore casino in Pennsylvania në disa nivele, duke filluar nga përmirësimi i politikave dhe legjislacionit në përputhje me konventat ndërkombëtare, duke forcuar kapacitetet zbatuese në nivel qendror dhe lokal, duke përmirësuar mbledhjen e të dhënave dhe mekanizmat e monitorimit e duke zgjeruar fushën e veprimit dhe të shërbimeve shoqërore drejt të gjithë segmenteve të shoqërisë”, tha Meta.

 

Po ashtu, Meta tha se “Ne jemi krenarë që kemi nënshkruar CEDAW (Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Grave) dhe që jemi një nga vendet e para në botë që kemi nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Stambollit, nga e cila burojnë një sërë veprimesh dhe masash. Shqipëria ka miratuar ligjin për “Barazinë Gjinore në Shoqëri”, që pasqyron përcaktimet bashkëkohore të elementëve të barazisë gjinore, si dhe ligjin për “Masat kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”.

 

Kuvendi i Shqipërisë, tha Meta, “do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me grupet e shoqërisë civile, duke u dhënë atyre më shumë hapësirë këshillimore në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe nënkomisionin e Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe u bëj thirrje të gjithë kolegëve tanë të shtojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të siguruar që qëllimi për barazi gjinore dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, e te mbahet kjo ceshtje në lartësinë e axhendave tona parlamentare ndërkombëtare dhe kombëtare”