+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje, mori pjesë në konferencën Nderkombetare e organizuar më datë 18 Shtator 2014 në ambjentet e Hotel Butrinti në Sarandë Konferenca Ndërkombëtare: “Drejt Rrugës për Fuqizimin e Grave në Politikë, Proceset e Paqes dhe Integrimin Europian”, organizuar nga Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri e Drejtësi në Europën Juglindore.
Ky aktivitet mbledh gra politikane dhe aktiviste të njohura nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar sfidat dhe zgjidhje në dobi të fuqizimit të grave në vendimmarrje si dhe në proçeset e paqes, me besimin e plotë se gratë kanë një rol strategjik në zhvillimin e proceseve demokratike.
Konferenca synon gjithashtu të promovojë një kuptueshmëri më të mirë të realiteteve politike mes burrave dhe grave në vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti midis Kosovës e Serbisë. Tematika e diskutimeve të konferencës u përqendrua  në forcimin e rolit të gruas në politikën kombëtare e rajonale, përfshirja e tyre në proceset paqësore,  integrimit Europian dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes shteteve fqinjë duke u fokusuar në përfshirjen e grave në axhendën politike në shtetet e ballkanit perëndimor.

10653328_10152367053353683_6494402559839329520_n (1) 10711108_10152367053428683_731701517408181282_n

Takimi u adresua nga Drejtoresha e Rajonale e UN Women për Europën dhe Azinë Qëndrore, znj. Ingibjorg Gisladottir, e cila veçoi: “Gratë dhe fëmijët janë ata që vuajnë më shumë në luftë. Gratë kanë nevojë më shumë për paqe, dhe duhet të bëhen pjesë e proceseve të paqes …

Konferenca kishte për qëllim këto objektiva:

  • Forcimin e grave politikane me organizatat e grave në nivelin nacional dhe Rajonal;
  • Përkrahjen e grave, posacërisht të atyre të cilat kanë pozita me ndikim në bashkesitë e veta, si agjente të paqes dhe pajtueshmërise,që mund të ndihmojnë në grumbullimin e njerëzve që të përkrahen dialogjet në nivele të ndryshme;
  • Krijimi i forumit dinamik, interaktiv dhe kreativ të zërave femërore për të mobilizuar secured.onlinegambling2014.com përkrahjen dhe angazhimin në bashkëpunimin rajonal me gratë dhe burrat lider politik.
  • Pjesëmarresit kryesor të konferencës janë gratë e mirëvendosura dhe me ndikim në politikë nga Ballkani perëndimor, aktore me ndikim të indikuar në cështjet paqësore dhe të sigurisë, gra të njohura në politikë dhe aktiviste në nivelin evropian,aktiviste nga shoqëria civile, si dhe perfaqësues të BE-së.

 10177245_10152367053393683_2115107092682478427_nNë këtë konferencë ka marrë pjesë  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi si dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme të shteteve të Ballkanit perëndimor, gra të njohura dhe me ndikim në politikë, aktiviste të shoqërisë civile dhe përfaqësues të Bashkimit Europian.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi  mori pjesë si e ftuar dhe në cilësinë e anëtares në konferencën ndërkombëtare të Lobit rajonal të grave për paqe, siguri, dhe drejtësi në Evropën juglindore në Sarandë të Shqipërisë.

Në konferencën me titull “Në rrugën drejt fuqizimit të grave në politikë, proceset paqësore dhe euro integrimet” Arifi mori pjesë si paneliste ku në fjalën e saj u përqëndrua në rekomandimet për ngritjen e rolit të grave dhe përfshirjen e këndvështrimit të atyre në proceset rajonale paqësore, në agjendën politike të Ballkanit perendimor, dhe në proceset e integrimit në BE. Pjesëmarrja e grave eminente në këtë konferencë shtrihet në gjithë Ballkanin dhe më gjërë, përfshirë znj. Eglantina Gjermeni, Elizabeth Rehn, Flora Macula, etj.

 

10646831_10152367053493683_3404946408203152439_nMinistrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit znj. Eglantina Gjermeni , njëherësh anëtare e Lobit Rajonal të Grave të Europës Juglindore  ka  qënë pjesë e konferencës, ku në fjalën e saj, Gjermeni foli për rëndësinë e bashkëpunimit të grave, i cili mund të nxisë zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit.   “Fuqizimi i grave është një çështje që bashkon vendet tona dhe qasja jonë drejt këtij zhvillimi duhet të fokusohet tek fuqizimi ekonomik dhe integrimi i tyre në jetën sociale. Nëse duam më shumë gra në politikë dhe vendimmarrje, duhet të punojmë të gjitha bashkë për të fuqizuar pozitën ekonomike dhe rolin e tyre në komunitet”, ka theksuar Gjermeni. Ajo ka vlerësuar  rolin e rëndësishëm të grave në ndërtimin e urave të komunikimit mes popujve, procesin e paqes dhe integrimit. “Ne në Ballkan besojmë fuqimisht në forcën e fqinjësisë së mirë për t’u sjellë begati vendeve tona. Integrimi në Bashkimin Europian dhe institucionet Euro-Atlantike është një motivim i vlefshëm për të shtuar besimin në rajon”, ka nënvizuar më tej ajo.

Paneli i parë i Konferencës përbëhej nga:Flora Macula, Kryetare e Zyrës së OKB për Gratë në Kosovë , Ingibjorg Solrun Gisladottir, Drejtorja e Zyrës Rajonale të OKB për Gratë për Europën dhe Azinë Qendrore, si dhe përfaqësuese e Zyrës së OKB  për Turqinë, Henrik Nilson, Shef i Ambasadës të Suedisë, Kosovë.   Ndërsa paneli i dytë u përqendrua tek roli i grave në procesin e integrimit europian dhe për këtë temë mbajtën fjalën e tyre: Elizabeth Rehn, Ish-ministre e Shtetit, Finlandës, Bardhylka Kospiri, Zv/Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gordana Sobol, anëtare e Komitetit Drejtues të Lobit Rajonal të Grave, Kroaci ,Teuta Arifi, Kryebashkiake e Tetovës, Maqedoni .

 

LRG EJL, në bashkëpunim me UN Women dhe të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në konferencë parashtruan rekomandimet e mëposhtme:

 

  1. Integrimi në Bashkimin Evropian është një projekt paqësor që ka forcën për të transformuar marrëdhëniet midis vendeve dhe popujve në Ballkanin Perëndimor drejt një paqeje dhe stabiliteti të qendrueshëm, duke përshpejtuar procesin e integrimit të vendeve në BE, ndërkohë që u kërkon vendeve të forcojnë reformat evropiane dhe t’i ndihmojë të arrijnë qëllimet e tyre.

 

  1. Të lobojnë në mënyrë të vazhdueshme për proceset e zgjerimit në BE dhe t’i spjegojnë shoqërisë se zgjerimi është një shans për Ballkanin Perëndimor për t’iu bashkungjitur pjesës perëndimore të Evropës, dhe të mbështesin fuqizimin e grave përmes implementimit nga seicili vend të politikave deh standardeve te BE. Gjithshtu, të bëjnë thirrje për rritjen e rolit të grave në proceset e integrimit në BE.

 

  1. Pjesëmarrëset ripërsëritën mbështetjen e tyre për Dialogun e Brukselit duke bërë thirrje për implementimin e plotë dhe efektiv të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më sot. Implementimi i suksesshëm nënkupton një proces gjithëpërfshirës që angazhon të gjitha nivelet e institucioneve publike dhe të shoqërisë. Vëmendje e vecantë i duhet kushtuar dialogut ndëretnik midis shqiptarërve dhe serbeve në Kosovë. Duke qenë se Marrëveshja e Brukselit është e dobishme për të gjithë duke kontribuar në të njejtën kohë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Dialogu i Brukselit mund të shërbejë gjithashtu dhe si model i ndërtimit të paqes për të zgjidhur dallimet e mbetura në rajon. Roli i grave në këtë dialog duhet të njohë rritje në të gjithë proceset paqësore në vazhdimësi si dhe në ato që do të vijnë në të ardhmen.Fokusimi më shumë në të ardhmen dhe më pak në të shkuarën duhet të shërbejë si një dritë udhërrëfyese për të na çuar drejt një shoqërie paqësore dhe të qëndrueshme.

 

  1. LRG EJL përfaqëson një model suksesi të bashkëpunimit dhe ndërtimit të paqes në rajon dhe duhet të përfshihet si partner në proceset paqësore në rajon, duke qenë model dhe për procese të tjera paqësore në rajone të tjera në botë.

 

  1. Gratë mbeten akoma të nën-përfaqësuara në politikë dhe vendim-marrje. Ne bëjmë thirrje për më shumë përfaqësim të grave në qeveri, në lidership të partive politike, në parlament dhe në pushtetin lokal si kryebashkiake. Ne i inkurajojmë gratë të jenë më aktive në kërkimin e një roli në pozita drejtuese në partitë politike dhe të mos presin t’u ofrohen poste drejtuese. Grupet parlamentare të grave në parlament dhe rrjetet e ndryshme midis grave politikane dhe grave të organizatave të shoqërisë civile duhet të jenë të dobishme drejt qëllimit të fuqizimit të grave.

 

  1. Krahas legjislacionit të duhur për të mbrojtur dhe promovuar barazinë gjinore, duhet të ketë më shumë politika afirmuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që mbështesin dhe inkurajojnë më shumë gra për të fituar poste drejtuese në politikë, pasi gratë kanë kapacitete për të marrë përsipër poste drejtuese për përmirësimin e shoqërisë.

 

  1. Duhet të ketë më shumë bashkëpunim efektiv midis grave në politikë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile dhe roli i grave në shoqërinë civile duhet njohur dhe respektuar. Organziatat e shoqërsië civile të grave duhen mbështetur me më shumë burime dhe fonde nga buxhetet e shteteve.

 

  1. Përgatitja e grave të reja lidere për të shërbyer si agjente të ndryshimit përmes krijimit të një akademie rajonale, ku LRG EJL mund të luajë një rol vendimtar.