+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro rrefehet ne “Panorama” ne intervisten e parë qe jep, pas tre muajsh në Ministrinë e Kulturës. Ajo tregon pse vendosi te angazhohet, duke pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama per te qene pjese e qeverise se tij dhe per te drejtuar Kulturen. Sipas saj, nuk ishte hera e parë që i bëheshin oferta për t’u angazhuar në politikë, por i ka refuzuar.

“Për hir të së vërtetës, nuk është hera e parë që gjatë jetës sime publike më bëhen oferta për t’u angazhuar në politikë. Rregullisht i kam refuzuar. Por edhe pse nuk vij nga politika dhe nuk kam qenë në politikë, mund të them që kam qenë gjithmonë një njeri politik. E kam ndjekur nga shumë afër zhvillimin e politikave në Shqipëri, zhvillimin e politikës, si klasë, si koncept, si filozofi. E kam bërë këtë si një njeri i ndërgjegjësuar për faktin që roli i politikës është shumë i rëndësishëm në vendin ku jetojmë, ku kam zgjedhur të rris fëmijët e mi dhe ku kam vendosur të kontribuoj”- thote ajo.

Duke iu pergjigjur pyetjes se si e bindi Rama te pranonte, Kumbaro shprehet: “Nuk ishte një ofertë për t’u bërë pjesë e politikës si politikane, por një ofertë që i bëhej shoqërisë civile, për të përkthyer në akte të gjitha shqetësimet, opinionet e saj. Pra, për mua ishte një ftesë, që nëse do ta citoja saktësisht, ishte pak a shumë kjo: “Ke një jetë që kritikon, tani ka ardhur momenti të vish të ndezësh një qiri, pra të bësh një akt, ato që mendon se duhen bërë më mirë”. Një ftesë e tillë të ngarkon me një përgjegjësi shumë të madhe. Jo përballë partisë, por përballë asaj vote plebishitare që ndryshoi një filozofi të tërë”.

Kumbaro sqaron edhe menyren se si jane perzgjedhur drejtoret e institucioneve ne varesi. “Së pari nuk i kam ndërruar të gjithë drejtorët. Së dyti kam filluar me një analizë të institucioneve. Ligji për artin dhe kulturën nuk ka qenë respektuar në lidhje me disa poste drejtuese. Ai përcaktonte mandate dhe konkurrim, çka nuk janë respektuar. Në respekt të këtij ligji dhe pas analizave, ne filluam të procedojmë me ndërrimin e drejtuesve, aty ku dilte e nevojshme, edhe sepse disa drejtorë kishin kohë që kishin mbushur moshën e pensionit”- thote ajo.

Pyetur nga gazetarja se si u zgjodhën drejtorët e rinj, pasi megjithëqë u hap
konkurse, emrat fitues diheshin qysh në fillim.., ministrja sqaron: “Të gjithë drejtuesit e institucioneve janë zgjedhur mbi bazën e konkursit. Janë zhvilluar procedura konkursi krejt në përputhje me ligjin. Janë poste për të cilat nuk mund të kemi me qindra kandidatë. Ata numërohen me gishtat e njërës dorë, dhe kur ka kaq pak kandidatë, është normale që hamendësimet të sillen rreth një apo dy emrave që janë më të spikatur. Konstatoj me kënaqësi që një pjesë e këtyre emrave janë pajtuar me përzgjedhjen që ka bërë Ministria e Kulturës. Kjo do të thotë se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Për disa institucione të tjera, përveç kritereve që paracakton ligji, kemi proceduar edhe me intervista, për të diskutuar platformën, strukturën me kandidatët”.
Intervista u morr nga Gazeta Panorama , e Hene 16 Djetor 2013.