+355 67 67 677 pgj@plat.org

Në raportin e saj të dytë, Konventa mbi Kushtetutën në Irlandë bëri thirrje që të ndryshohet roli i gruas në shtëpi për ta kthyer këtë rol në neutral nga pikëpamja gjinore duke përfshirë dhe kujdestarët e tjerë. Megjithatë, kjo dispozitë kushtetuese për të rritur pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe në politikë u mposht , por anëtarët rekomanduan më shumë veprim të qeverisë në këtë drejtim. Tom Arnold, kryetari i konventës, e përshkroi raportin si hap i ardhshëm në procesin e vlerësimit të kushtetutës.
Ai tha që raporti përmban rekomandimet e anëtarëve të konventës për të ndryshuar rolin e tanishëm të grave në Kushtetutë, për të pasqyruar ndryshimet e mëdha shoqërore që kanë ndodhur pasi dokumenti është shkruar, gjithashtu bën thirrje për njohjen e balancës gjinore dhe mundësisë të barabartë.

 
Raporti i Konventës rekomandon që të ndryshohet nenin 41.2 i Kushtetutës i cili përcakton rolin e gruas në shtëpi. Anëtarët besonin që duhet të jetë neutrale nga pikëpamja gjinore për të përfshirë kujdestarët e tjerë në shtëpi, dhe përtej saj.Takimi rekomandoi gjithashtu që shteti duhet të ofrojë një nivel të arsyeshëm të “mbështetjes” për të siguruar se kujdestarët “nuk do të jenë të detyruar nga nevoja ekonomike të angazhohen në punë”. Raporti i Konventës ka qenë e hedhur në bibliotekën e Shtëpise të Oireachtas, duke i dhënë Qeverisë katër muaj kohe për t’iu përgjigjur thirrjes për reformë. Një debat i gjere duhet të mbahet dhe nëse Qeveria bie dakord me ndonjwërin prej rekomandimeve, atëherë ajo duhet të përfshijë edhe një afat kohor për një referendum.

 
Z. Arnold tha se qëllimi i Konventës është të marrin në konsideratë disa aspekte të kushtetutës sonë, për të vlerësuar nëse ajo është e pajisur plotësisht për shekullin e 21-të dhe për të bërë rekomandime ne Oireachtas mbi ndryshimet e ardhshme për ti vënë tek njerëzit me anë të referendumit “.

 
Takimi i ardhshëm i Konventës mbi Kushtetutën do të mbahet më 18 dhe 19 maj , kur anëtarët do të shikojnë në sistemin zgjedhor dhe mënyrën se si politikanët janë të zgjedhur.