+355 67 67 677 pgj@plat.org

Deputetja e Partise Demokratike, Lajla Pernaska, ne nje interviste per “Koha Jone”, komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur tek ndryshimet me te fundit qe ka bere komisioni parlamentar per reformen zgjedhore, i cili ka miratuar ndryshimet per perfaqesimin e grave ne politike, kuota e te cilave duhet te jete 30%, deputetja e PD-se thekson se deri me tani perfaqesimi i grave ne politike nuk ka qene ne nivelet e duhura ose te percaktuara me ligj. Ajo kritikon partite politike, duke nenvizuar faktin se ato nuk kane qene dhe aq dashamirese per krijimin e hapesirave per perfaqesimin e grave ne politike, ndaj kerkon qe te forcohen sanksionet ne Kodin Zgjedhor ndaj forcave politike qe nuk e respektojne ligjin.

 

Duke u ndalur tek reforma ne drejtesi, per te cilen opozita ditet e fundit ka filluar te kritikoje mazhorancen, deputetja Pernaska thote se eshte opozita ajo qe po e pengon realizimin e kesaj reforme dhe kryetari i PS-se, Rama, ben mire te vere interesat e vendit para interesave te tij politike dhe partiake, sepse realizmi i kesaj reforme eshte nje nga kushtet per integrimin e vendit ne BE. Gjithashtu, Pernaska flet edhe per zhvillime te tjera qe kane te bejne me debatin per zgjedhjen e presidentit dhe hetimin e 21 janarit.

 

Ka nisur diskutimi ne komisionin e reformes zgjedhore per ceshtjen e kuotes se gjinise, pra te 30% te perfaqesimit te grave ne politike, mendoni se vertet do te realizohet kjo, apo eshte vetem nje klauzole ne kod dhe ne ligj qe realisht nuk ka zene vend aq sa duhet ne praktike, pasi emrat e grave ne listat zgjedhore kane qene nga fundi i tyre duke mos pasur mundesi te fitojne, duhen me shume gra ne politike?
Kam qene gjithmone e bindur per nevojen e perfaqesimit te gruas ne politike, ndonese realiteti shqiptar te perball dhe me zhgenjime ne kete kontekst. Historia e tranzicionit tone, provon se, se pari, jo gjithmone grate jane perfshire ne politike bazuar ne meritat apo kontributin e tyre. Se dyti, rendom, forcat politike nuk kane qene dashamirese ne krijimin e hapesirave per perfshirjen e grave ne te gjitha nivelet e vendimmarrjes. Se treti, edhe vete grate qe me merite, ose jo, arriten ne nivele te larta te perfaqesimit, jo gjithmone jane treguar dashamirese dhe mbeshtetese per te perfshire edhe me shume gra te tjera. Mund te konfirmoj se PD eshte forca e pare politike ne vend, qe aplikoi edhe kuoten per te rritur perfaqesimin e grave ne Parlament.

 

Kjo daton ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1996, ku ne futem me shume gra, ne baze te zbatimit te kuotes 25% ne listat e kandidateve. Tashme, perfaqesimin e kemi ne minimumin 30% ne te gjitha nivelet drejtuese te PD-se. Pa dyshim qe duhen forcuar sanksionet e aplikimit te kesaj kuote ne Kodin Zgjedhor, qe te kete nje rritje reale te perfaqesimit te grave ne zgjedhjet e ardhshme. Vleresoj, vecanerisht, rolin e shoqerise civile, organizatave qe trajtojne barazine gjinore ne politike, per ndihmesen e tyre ne realizimin e ketij procesi te veshtire. Mbetet i domosdoshem edhe roli i komunitetit nderkombetar, si nje promotor qe ne fillesat e kesaj levizjeje kombetare per barazi gjinore ne vendimmarrje.

 

Nderkombetaret kembengulin se pa realizimin e reformes ne drejtesi nuk ka integrim ne BE. Mendoni se opozita do te jape konsensusin per realizimin e kesaj reforme, e cila po i ngjan nje telenovele, kam parasysh ketu projektligjin per gjykaten administrative?
Mazhoranca mbetet vullnetplote dhe e hapur per te finalizuar kete proces sa me pare. Uroj shume qe edhe opozita parlamentare te arrije ne te njejten rezonance qendrimi dhe veprimi, pasi kjo eshte edhe ne kuader te axhendes sone integruese ne BE, ne menyre qe perpjekjet bllokuese te opozites, te mos vazhdojne te qendrojne si problem per rrugen europiane te Shqiperise. Me shume se kurre me pare, duhet te vendosim interesat e vendit, interesat e qytetareve shqiptare mbi interesat vetjake apo partiake dhe te bashkepunojme per hir te se ardhmes. Ky eshte edhe udherrefyesi qe vjen nga partneret tane ne Bruksel, Strasburg e Uashington.

 

Jemi para zgjedhjes se presidentit te ri, ka nisur diskutimi dhe artikulimi i shume emrave, mendoni se presidenti duhet te jete nga radhet e politikes, apo jashte sferes politike, PD i ka keto potenciale per ta zgjedhur nga radhet e saj?
Natyrshem qe per kete vit, zgjedhjet presidenciale perbejne nje event mjaft te rendesishem institucional. Une gjykoj se PD i ka te gjitha potencialet per nje perfaqesim te denje presidencial. Besoj se me kalimin e kesaj periudhe ngrice atmosferike, do te filloje te ngrohet dhe gara presidenciale, per te marre dinamiken dhe parametrat qe i takojne.
Eshte rikthyer serish ne skenen e debatit politik ceshtja e 21 janarit. Si i gjykoni zhvillimet me te fundit?

 

Ngjarja e 21 janarit do te mbetet nje moment tejet i rende ne historine e demokracise shqiptare. Sjellja politike e opozites se drejtuar nga Rama, vecanerisht ne harkun kohor qe nga humbja e raundit te fundit te zgjedhjeve parlamentare, qe nga bojkoti i institucioneve deri tek greva absurde, bllokime rrugesh e protesta te dhunshme, bien ndesh me cdo aspekt te nje kulture demokratike. Besoj cdo qytetar pret nje hetim gjitheperfshires se kesaj ngjarje tragjike, nje proces tejet profesional, jashte cdo konturi apo pasioni politik. Sfida e kesaj mazhorance eshte forcimi i shtetit ligjor, i shtetit te se drejtes, ne te gjitha aspektet e tij. Kjo eshte ne interes te se sotmes dhe se ardhmes se vendit, ne rrugen e tij integruese.
Ambasadori i SHBA-ve, ne nje interviste televizive, tha se PS duhej te kerkonte falje per 21 janarin, ju ndani te njejtin mendim me te?
Sigurisht, e vleresoj jashtezakonisht rolin e SHBA-ve dhe te perfaqesuesve zyrtare ne Tirane per rolin dhe mbeshtetjen e tyre, edhe ne kete stad te rendesishem te zhvillimit institucional ne vend, ne dobi te fuqizimit te rendit kushtetues dhe te shtetit te se drejtes.

 

Burimi:

http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=61316